Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur pak momente më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Tahiri së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia kanë shkuar në gjykatë për t’u përballur me Prokurorinë.
Ditën e sotme pritet të bëhet pushimi i çështjes “Tahiri”, pasi ashtu siç ka deklaruar më herët Haxhia, Prokuroria nuk zotëron asnjë provë që ish-ministri të futet në listën e të akuzuarve.