Ish-kongresmeni amerikan letër UNESCO-s për Butrintin: Të nisë menjëherë hetimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-kongresmeni amerikan letër UNESCO-s për Butrintin: Të nisë menjëherë hetimi

19:32 | 01/05/2022
në Shqiperi
0

Ish-kongresisti Joseph J. DioGuardi, dhe Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i ka dërguar një letër UNESCO-s në lidhje me Butrintin.

DioGuardi e ka dërguar letrën më 8 prill të 2022. Letra mban titullin “Statusi potencialisht i rrezikuar i Sitit të Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri”.

Ai shkruan se Qeveria e Shqipërisë, nën ndikimin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një ent me bazë në SHBA, ka ndryshuar ligjin për trashëgiminë kulturore, duke lejuar që një fondacion privat të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ish-kongresmeni amerikan kërkon që UNESCO dhe entet e saj të fillojnë pa vonesë një hetim të plotë të këtyre shkeljeve të mundshme të Konventës së 1972 si dhe parimeve dhe praktikave të UNESCO-s, të cilat rrezikojnë seriozisht statusin e Butrintit si sit i Trashëgimisë Botërore.

Letra e plotë:

I nderuar Dr, Eloundou Assomo

Unë jam ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ku në vitet 1985-1989 kam përfaqësuar Neë York-un. Gjithashtu jam president i Truth in Government (E vërteta në Qeveri), organizatë mbikëqyrëse publike që ndjek përgjegjësitë fiskale të qeverisë.

Për më tepër jam themelues dhe president i Albanian American Civic League (Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane) dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, dy ente që promovojnë angazhimin e thellë të komunitetit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Si person privat dhe i dedikuar, në përputhje me nenin 11(4) të Konventës së Trashëgimisë Botërore të vitit 1972, kërkoj të tërheq vëmendjen tuaj ndaj disa kërcënimeve të mundshme, “serioze dhe specifike”, që rrezikojnë Sitin e Trashëgimisë Botërore të Butrintit. Gjithashtu po vë në vëmendjen tuaj edhe një reportazhin e datës 6 prill 2022 të Zërit të Amerikës, në lidhje me situatën në Fondacionin “Butrinti” në https//:ëëë.zeriamerikes/a/6517829.html.

Me sa kuptohet, Qeveria e Shqipërisë, nën ndikimin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një ent me bazë në SHBA, ka ndryshuar ligjin për trashëgiminë kulturore, duke lejuar që një fondacion privat të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit.

Gjithashtu, nga raportimi i Zërit të Amerikës mësova se qeveria e Shqipërisë ka reduktuar sipërfaqen e mbrojtur brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në mënyrë të konsiderueshme, me rreth 800 hektarë, “duke i hapur kështu rrugën zhvillimeve turistike”.

Siç e dini, Butrinti u përfshi në Listën e Trashëgimisë (Botërore) të UNESCO-s në vitin 1992. Parku Kombëtar i Butrintit u krijua zyrtarisht në vitin 2000, duke bërë të mundur menaxhimin dhe mbrojtjen efektive (të sitit) nëpërmjet një sërë instrumentesh ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshi Konventën e Parisit dhe Konventën e Ramsarit.

Jam krejt i bindur se autoritetet kombëtare shqiptare i kanë kapacitetet për të drejtuar dhe menaxhuar Butrintin vetë, në përputhje të plotë me Konventën e vitit 1972. Në fakt, falë punës dhe përkushtimit të burimeve njerëzore vendase, në vitin 2005, Butrinti u hoq nga lista e siteve të rrezikuara të UNESCO-s dhe u ngjit në listën aktuale (të Trashëgimisë Botërore).

Sidoqoftë, ndryshimet e fundit në legjislacionin përkatës shqiptar kanë hapur rrugën për të ndryshuar strukturën e menaxhimit të Butrintit nga modeli ekzistues dhe i mirëformuar sipas Konventës së Parisit, ku shtetet palë kanë menaxhim ekskluziv, në një menaxhim të ri, eksperimental e privat, i cili do të drejtohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Për shkak të konfliktit të fortë të interesit që vihet re në këtë rast, çështjen ia kam përcjellë edhe qeverisë amerikane, përmes kanaleve të duhura. Vërtet, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim:

(I) ka paguar ekspertizën ligjore për hartimin e ligjit të ri për trashëgiminë kulturore;

(II) ka lobuar për miratimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë;

(III) Dhe si “investitori strategjik” de facto do të marrë menaxhimin dhe kontrollin e zonës së Trashëgimisë Botërore të Butrintit, çfarë është në kundërshtim me modelin dhe parimet e Konventës së UNESCO-s, si dhe me praktikat më të mira të vendosura në mbarë botën.

Politika e qëndrueshme dhe e vazhdueshme e Qeverisë së SHBA-së në lidhje me Parqet Kombëtare në Amerikë, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore, është që ata të menaxhohen vetëm dhe ekskluzivisht nga Shërbimi i Parkut Kombëtar, agjenci e Departamentit të Brendshëm të SHBA-së.

Prandaj është e pakuptueshme që një ent me bazë në SHBA, siç është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, të devijojë nga një politikë kaq e mirëndërtuar e qeverisë amerikane, duke tentuar kështu të krijojë një model të ri “hibrid” në Shqipëri, sipas të cilit menaxhimi transferohet nga duart e sovranit në ato të një fondacioni të kontrolluar nga jashtë.

Në lidhje me modelin “hibrid” të imponuar në Shqipëri, Michael D. Granoff, kryetar i bordit drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, në një event promovues për Butrintin vitin e kaluar shkoi deri aty sa tha: “Ne na u desh të krijonim një model për të ardhmen, që do ishte i zbatueshëm jo vetëm në Butrint, por potencialisht i zbatueshëm edhe në sitet e trashëgimisë historike jo vetëm në mbarë Shqipërinë, por që ndoshta do të jetë një model për botën…” (theksimi shtuar nga autori i letrës).

Me fjalë të tjera, ajo që ai në të vërtetë po thotë, është të rishpikim rrotën, të harrojmë Konventën e 1972-it dhe të heqim dorë nga modeli i mirëpërcaktuar i UNESCO-s.

Gjithashtu, duhet të shtoj se ekspert izraelit i njohur botërisht, Prof. Giora Solar, duke folur për punën e tij gjatë vitit 2012 në Butrint, e cila u komisionua nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, deklaroi “klienti im amerikan [d.m.th. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit] ishte larg të qenit profesionist”.

Më tej, ai shprehet, edhe pse Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do të krijonte një mjet të veçantë për të menaxhuar Butrintin, ky do të ishte një konflikt i qartë interesi – duke shtuar se “ideja dhe sistemi janë të korruptuara”. [Gazeta DITA, 16 shtator 2020, në https://tinyurl.com/c2jfkzhf ]

Për këtë arsye kërkoj që UNESCO dhe entet e saj të fillojnë pa vonesë një hetim të plotë të këtyre shkeljeve të mundshme të Konventës së 1972 si dhe parimeve dhe praktikave të UNESCO-s, të cilat rrezikojnë seriozisht statusin e Butrintit si sit i Trashëgimisë Botërore.

Ju lutem mos ngurroni të më kontaktoni nëse keni nevojë për informacion shtesë.

Sinqerisht,

Joseph J. DioGuardi

Etiketa: butrintiUNESCO

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
“Berisha-Rama-Meta bashkëpunuan me bandat”/ Kreu i PD dega 8 Tiranë: Në Vorë njerëzit ishin të frikësuar…

U përjashtua nga Këshilli Kombëtar i PD, reagon demokrati: Urime! Vetëm dy familje kanë..

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com