Me dëmtime në kokë dhe në disa pjesë të trupit, është gjetur i pajetë trupi i një 61-vjeçari në Sarandë.
Trupi i pajetë i Leonard Qesarit është gjetur në troturar poshtë pallatit, ku jetonte rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Dyshohet se ish-futbollisti i Butrintit, i cili aktualisht punonte në Bashkinë e Sarandës, ka rënë nga shkallët.