E ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Elisa Gjerani, ish-prokurorja Elizabeta Imeraj ka komentuar akuzat për ish-bashkëshortin e saj.
Ndër argumentet e ngritura nga përfaqësuesi i ONM-së në procesin e vlerësimit të Imerajt, ishte dënimi i ish-bashkëshortit të saj për prostitucion. Imeraj theksoi se akuzat janë ngritur në vitin 2002 nga gjykata italiane, por më pas janë rrëzuar nga apeli duke e shpallur të pafajshëm ish-partnerin e saj.
Gjithashtu ajo theksoi se divorci nuk ka pasur lidhje me procesin e saj të vlerësimit, por ka qenë vetëm për shkaqe personale.
“Ai ka qenë i dënuar me një vendim të gjykatës italiane më 2002, por me vendim apeli ka rezultuar i pafajshëm. Nuk mund të themi një individi diçka që nuk e kam . Ajo që unë kam përcjellë është që një pretendim i tillë nuk qëndron. Unë kam zgjidhur martesën për shkaqe personale që publikut nuk i interesojnë. Nuk ka lidhje me procesin e vlerësimit,” tha Imeraj.