Ish-banori i “Big Brother Vip”, Meridian Ramçaj, ka folur për marrëdhënien me figura të ndryshme publike, duke mos lënë pa përmendur edhe Donald Veshaj.
I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, Ramçaj e ka quajtur aktorin të shtirur.
Ester Bylyku: Cili nga personat publik që ti njeh është më i shtirur?
Meridian Ramçaj: Marrëdhënia dhe raporti im me Donaldin, në momentin që kam dal mua më është dukur totalisht shtirje. Ai qau për një njeri që dëshironte ta shikonte jashtë shtëpisë.
Meridiani gjithashtu e cilësoi Donaldin si një person impulsiv.
Më pas, Meridiani u shpreh se nuk ruante marrëdhënie miqësore as me Donaldin dhe aq më pak me Romeon, me të cilin ka patur disa mosmarrëveshje të cilat janë bërë edhe publike.