Pas kalimit të uraganit “Irma”, rreth 6.5 milionë shtëpi në Florida, kanë mbetur pa energji.
Bëhet me dije se operacionet e shpëtimit janë intensive dhe ekspertët po punojnë me të gjitha mundësitë për ta kthyer energjinë elektrike sa më shpejt, në shumë zona problemet mbeten të mëdha.
Pjesa perëndimore e Floridas ishin ato që përjetuan goditjen më të dhunshme të uraganit të kategorisë së katërt, që u zbut pas kësaj deri në kategorizimin si stuhi tropikale.
endra Kombëtare e Uraganëve njofton për reshje të dendura shiu në mbarë shtetet juglindore, megjithëse paralajmërimet për dallgë të rrezikshme janë anuluar.
Katër të vdekurit në Florida i shtohen bilancit të 37 viktimave, që “Irma” shkaktoi në kulmin e furisë së saj, të regjistruar gjatë kalimit në ishujt Karaibe.