Iran-Izrael/ Si shtetet bashkëpunuese u bënë armiq – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Iran-Izrael/ Si shtetet bashkëpunuese u bënë armiq

Edhe njëherë u shkallëzua në mënyrë të rrezikshme situata: Irani sulmoi Izraelin me raketa, qeveria izraelite kërcënon me kundërsulme. Ka pasur një kohë, kur të dy shtetet nuk kanë qenë armiq, përkundrazi.

12:14 | 02/10/2024
në Bota, Kryesore
0

Lufta në Rripin e Gazës po zhvillohet për gati një vit. Dhe nuk luftohet më vetëm në Gaza. Sulmet me raketa dhe dron ka pasur gjithashtu midis Izraelit dhe Libanit, Sirisë, Irakut dhe Jemenit prej muajsh. Në fund të korrikut u vra në Teheran kreu i jashtëm i Hamasit,  e shpallur si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera. Udhëheqja e Iranit më pas u shpreh se do të hakmarret. Të premten e kaluar u vra Hassan Nasrallah, kreu i organizatës shiite libaneze Hezbollah, një tjetër aleat kyç i Teheranit. Më parë, shpërthimi i radiomarrëseve, të ashtuquajturit pager, plagosi qindra zyrtarë të Hezbollahut dhe vrau disa të tjerë. Që atëherë, ka qenë e paqartë nëse dhe si do të përgjigjet lidershipi ushtarak i Iranit – edhe për shkak të historisë së tyre të përbashkët të mbushur me konflikte.

Kundërsulmi i Republikës Islamike erdhi të hënën në mbrëmje: Garda Revolucionare e Iranit goditi me rreth 200 raketa Izraelin. Sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e kreut të jashtëm të Hamasit, Ismail Haniya, Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe një gjenerali iranian, u tha televizioni shtetëror iranian.

Nga aleatë në armiq

Irani dhe Izraeli janë armiq tani prej dekadash. Teherani i mohon të drejtën e ekzistencës Izraelit dhe kërcënon “regjimin sionist” me shkatërrim. Izraeli, nga ana e tij, e konsideron Iranin armikun e tij kryesor. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Read more

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit? –

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Një hebre duke mbajtur në dorë librin e lutjeve dhe me dorë në fytyrë gjatë lutjes - Festa hebraike e Pasah tek diaspora e hebraike në Iran, pamje e vitit 2000
Festa hebraike e Pasah tek diaspora e hebraike në Iran, pamje e vitit 2000Fotografi: picture-alliance/dpa

Të dy vendet ishin aleate të ngushta deri në Revolucionin Islamik në Iran në vitin 1979. Irani ishte madje një nga shtetet e para që njohu shtetin e Izraelit në vitin 1948. Izraeli e shikonte Iranin si një aleat kundër shteteve arabe në konfliktin e Lindjes së Mesme. Për Teheranin, Izraeli, i mbështetur nga Uashingtoni, shihej gjithashtu si një kundërpeshë e mirëpritur politike ndaj fqinjëve të tij arabë.

Izraeli madje trajnoi ekspertë iranianë për bujqësinë, ofroi njohuri teknike dhe ndihmoi në ndërtimin dhe trajnimin e forcave të armatosura persiane. Sundimtari i atëhershëm i Iranit, Shah Mohammad Reza Pahlavi, ofroi nga ana e tij naftë, e cila nevojitej urgjentisht në zhvillimin ekonomik të Izraelit. Irani kishte komunitetin e dytë më të madh hebre jashtë Izraelit. Pas revolucionit, një pjesë më e madhe e hebrenjve u larguan nga vendi. Por ka ende më shumë se 20,000 hebrenj që jetojnë në Iran sot.

Pika e kthesës: Revolucioni Islamik

Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979 dhe ngritjes në pushtet të krahut fetar brenda revolucionarëve nën Ajatollah Ruhollah Khomeini, Teherani i anuloi të gjitha marrëveshjet me Izraelin. Ajatollah Khomeini e kritikoi vazhdimisht Izraelin për pushtimin e territoreve palestineze. Gradualisht Teherani filloi të zhvillonte një retorikë të ashpër kundër Izraelit me synimin për të fituar mbështetjen e shteteve arabe ose të paktën simpatinë e popullsisë në këto vende. Regjimi në Iran donte të rriste kështu ndikimin e tij.

Kur Izraeli ndërhyri në luftën civile libaneze në vitin 1982 dhe pushtoi jugun e vendit, Khomeini dërgoi Gardën Revolucionare iraniane në Bejrut për të mbështetur milicët shiite atje. Edhe sot e kësaj dite, milicia e Hezbollahut që u krijua në atë kohë konsiderohet si krahu i zgjatur i Teheranit në Liban.

Protesta kundër Izraelit në Iran, shkurt 2023, pamje ku digjet flamuri izraelit
Protesta kundër Izraelit në Iran, shkurt 2023Fotografi: Sobhan Farajvan/Pacific Press/picture alliance

Thellimi i konfliktit

Udhëheqësi aktual fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili vendos në fund për të gjitha çështjet e vazhdoi këtë politikë. Khamenei dhe i gjithë lidershipi i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur realitetin historik të vrasjes sistematike të hebrenjve evropianë në kohën e nacionalsocializmit dhe përpiqen të relativizojnë apo madje edhe të mohojnë Holokaustin.

Për të forcuar pozicionin e tij kundër Izraelit, por edhe kundër Arabisë Saudite, Irani jo vetëm që mbështeti Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza, por edhe ndërhyri në luftën siriane në anën e presidentit sirian Assad deri më sot, po ashtu mbështeti edhe milicët Huthi në Jemen e të ashtuquajturën lëvizje e rezistencës islame në Irak. Një arkitekt kryesor i kësaj lufte në hije ishte gjenerali i Gardës Revolucionare Quasem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në fillim të vitit 2020.

Rebelët Huthi në Jemen mbështeten nga Irani -rebelë me flamuj në makina, tym në rrugë
Rebelët Huthi në Jemen mbështeten nga IraniFotografi: Osamah Yahya/dpa/picture alliance

Izraeli gjithashtu ka bërë pak për të lehtësuar tensionet me Iranin. Në fjalimet e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu e krahasoi vazhdimisht Republikën Islamike me Gjermaninë naziste, e cila kërcënonte drejtpërdrejt ekzistencën e vendit të tij. Ai e përshkroi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila u negociua nga fuqitë me veto në OKB-së, si edhe Gjermania dhe Irani, si një “gabim me përmasa historike”. Sipas Netanyahut, ai do të parandalonte një bombë bërthamore iraniane “me çdo mjet”.

Izraeli ka kryer vazhdimisht akte sabotazhi kundër programit bërthamor të Iranit. Në vitin 2020, kreu i programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrisadeh, u vra. Atëherë gazetat angleze “The Guardian” dhe “New York Times” raportuan se të gjitha provat tregojnë për një vrasje të qëllimshme nga shërbimi sekret izraelit. Izraeli as e mohoi dhe as nuk e konfirmoi përgjegjësinë.

Narrativa e armiqësisë jo e pakontestuar

Ndryshe nga konflikti mes qeverive dëgjohen gjithmonë tone të ndryshme në mesin e popullatës ose nga shoqëria civile. “Irani duhet të shqyrtojë marrëdhëniet e tij me Izraelin sepse ato nuk janë më aktuale”, tha Faeseh Hashemi Rafsanjani në një intervistë në fund të vitit 2021. Faeseh është vajza e ish-presidentit iranian Ali Akbar Hashemi Rafsanjani dhe një ish-deputete e Parlamentit iranian. Edhe politologu i njohur Sadegh Zibakalam, i cili është kritik ndaj qeverisë, gjithashtu e kundërshton politikën e Iranit ndaj Izraelit. “Ky qëndrim e ka izoluar vendin në skenën ndërkombëtare”, thekson profesori në Universitetin e Teheranit në një intervistë për DW në vitin 2022.

Në Izrael, gjithashtu, ka pasur rregullisht zëra që kanë shprehur solidaritet me popullin e Iranit. Për shembull, iniciativa e mediave sociale “Izraeli e do Iranin”, e cila u bë e njohur për herë të parë në vitin 2012. Në vitin 2023, një fushatë e ngjashme mbështeti iranianët që dolën në rrugë kundër regjimit në Teheran pas vrasjes së vajzës së re Mahsa Jina Amini. Së fundmi, pati një përpjekje tjetër për të ringjallur fushatën duke përdorur hashtagun #IsraelisLoveIranians.

Politikanja iraniane Faeseh Hashemi, politikanja me shami të zezë në kokë duke folur
Politikanja iraniane Faeseh HashemiFotografi: Fatemeh Bahrami/AA/picture alliance

Por në nivelin politik, që nga sulmi i organizatës terroriste të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023 dhe si pasojë “luftën për shpagim” të shpallur nga Izraeli, siç e përshkroi kryeministri Netanyahu, frontet janë ngurtësuar më shumë se kurrë. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 41,000 palestinezë janë vrarë në luftën e Gazës, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Sulmet me raketa nga Hezbollahu dhe bombardimet izraelite mbi Libanin jugor deri në kryeqytetin Bejrut kanë detyruar tashmë qindra mijëra njerëz në Izrael dhe Liban të lënë shtëpitë e tyre. Frika e një zgjerimi të luftës ishte dhe është për këtë arsye e madhe. SHBA, BE dhe Gjermania u bëjnë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese të përfshira që të tregojnë përmbajtje.

/DW/

Të Lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –

nga 27
15:30 | 11/01/2026
0

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit? –

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit? –

nga 27
15:22 | 11/01/2026
0

Sipas dokumenteve zyrtare në QKB, kompania që sot operon si “Lidl Shqipëria” sh.p.k. ka funksionuar më parë me emrin “LVM...

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

nga 27
14:22 | 11/01/2026
0

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar, situata për banorët e zonës së ish-Kënetës vijon të mbetet e rënduar. Sot...

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

nga 27
14:16 | 11/01/2026
0

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e...

Para
Rasti Xhaçka, PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS: Kanë konsumuar 2 vepra penale

Rasti Xhaçka, PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS: Kanë konsumuar 2 vepra penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –

15:30 | 11/01/2026
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit? –

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit? –

15:22 | 11/01/2026
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

14:22 | 11/01/2026
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:16 | 11/01/2026
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –

13:42 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –
  • Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit? –
  • Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –
  • Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra
  • Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –
  • Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –
  • Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com