Paraditen e kësaj të mërkure një grup inxhinierësh kanë protestuar pranë kryesisë së Kuvendit, para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ku diskutohet projektligji për Urdhrin e Inxhinierit.
Protestës i është bashkuar edhe deputeti demokrat Lefter Gështenja, i cili tha se projektligji është antikushtetues sepse kontrollon licencat e inxhinierëve.
“Kjo nismë është iniciuar nga qeveria. Projektligji është antikushtetues, kontrollon licencat e inxhinierëve. Do vazhdoj ta kundërshtoj dhe në Komision, kemi pasur një sërë takimesh dhe dëgjesa në universitet, me inxhinierë dhe student që preken nga kjo iniciativë. Ky projektligj prek të gjithë inxhinierët, një vit pas miratimit të projektligjit bie licenca”, tha ai ndër të tjera.