Inspektorët e Veliajt, gjoba qesharake bosëve të autobusëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inspektorët e Veliajt, gjoba qesharake bosëve të autobusëve

17:56 | 14/02/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026 –

Dhjetra mijëra qytetarë të Tiranës, të cilës duhet të përdorin autobusët urbane çdo mëngjes, e nisin ditën me kokëçarje dhe nerva të tendosura.

Thuajse të gjithë linjat e urbanëve kanë vonesa, autobusët janë të tejmbushur, ecin ngadalë, nuk kanë pastërti dhe rrallë herë përdorin kondicionerin.

Këto kushte skandaloze i di edhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj. Dhe, ndonjëherë, në fakt shumë rrallë, vartësit e tij dalin të terren për të kontrolluar cilësinë e shërbimit të urbanëve.

Disa dhjetra inspektorë të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve marrin makinat e tyre dhe dalin në terren, për të mbajtur shënim në blloqe shkeljet e kompanive të autobusëve.

Bashkia shpenzon miliona lekë për pagat e këtyre inspektorëve, për karburantin e mjeteve të tyre, madje edhe për letrat e bojën që ata përdorin gjatë kontrolleve.

E, në fund, pasi konstatojnë shkeljet skandaloze, vendosin ndaj kompanive gjoba aq minimale, sa edhe fatorinot janë të gatshëm të paguajnë për bosët e tyre.

Vetëm 4 mijë ose 5 mijë lekë të reja. Një prej dispeçerëve të linjës së Unazë tregon për “Gijotina” se autobusët e kompanisë së tij e realizojnë shumë 5 mijë lekë në një xhiro në vetëm 3 stacione.

Kaq është gjoba që Veliaj “përkëdhel” kompanitë e autobusëve urbanë. Aq e vogël është kjo gjobë, sa edhe shoqëritë private të urbanëve harrojnë ta paguajnë dhe Bashkia detyrohet t;i drejtohet Gjykatës Administrative për lëshimin e urdhërave të ekzekutimit, pra për detyrimin e kompanive që të paguajnë 5 mijë lekë të reja.

Në ditët e para të Shkurtit 2023, Gjykata Administrative e Tiranës është mbingarkuar me kërkesat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit të Veliajt për gjobat “5 mijë lekëshe”.

Në 7 Shkurt 2023, gjykata lëshoi urdhërin e ekzekutimit për gjobën 4 mijë lekë të reja ndaj kompanisë “Alba Trans” shpk, e cila operon në linjën e Tiranës së Re.

Gjoba për këtë kompani është vendosur një vit më parë, për shkeljen “mosafishim në mjet i hartës së stacioneve të qëndrimit të autobuzit”.

Në 6 Shkurt 2023, gjykata administrative ka nxjerrë urdhërin e ekzekutimit për dy gjoba 5 mijë lekëshe të pashlyera nga shoqëria “Gerard-A”, e cila operon në linjën e Maternitetit të ri.

Vartësit e Veliajt e kanë gjobitur me vlerë qesharake kompaninë për shkeljet e “mosrespektimit të frekuencës së lëvizjes” dhe për “mospajisje të shoferit me uniformë”.

Shoqëria “Tirana Bus”, e cila operon në linjën e TEG-ut është gjobitur gjithashtu me 5 mijë lekë për mos-respektim të frekuencës së lëvizjes së mjeteve dhe gjykata e ka urdhëruar në 6 shkurt të këtij viti që të paguajë detyrimin pranë Bashkisë së Tiranës.

Për shkelje të ngjashme janë gjobitur me nga 5 mijë lekë edhe kompanitë e tjera; “Tirana Lines”, që operon në linjën e Kombinatit të Auto-Traktorëve; “City Trans” që punon në linjën urbane të Kasharit; “Remi Trans” që udhëton në linjën e Vorës.

Ndërkohë, pas kërkesave të Bashkisë së Tiranës, gjykata administrative pritet të lëshojë urdhëra ekzekutimi të gjobave 5 mijë lekëshe edhe për shoqëritë e tjera, “Green Line” të Unazës dhe “Mag Utilities” që operon në linjën e Kopshtit Zoologjik.

Në të gjitha rastet, gjobat qesharake janë vendosur në fillim të vitit 2022 dhe Bashkia e Veliajt po “lufton” prej një viti me bosët e autobusëve për t’i bindur që t’i paguajnë.

Ndërkohë, qytetatër vijojnë ta vuajnë çdo ditë shërbimin skandaloz urban në rrugët e kryeqytetit.

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:13 | 21/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:11 | 21/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen –

Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen –

nga 27
07:53 | 21/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mesnatën e së premtes, disa mbështetës të opozitës, të cilët janë dërguar...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026 –

nga 27
07:41 | 21/02/2026
0

Dashi Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë të fortë për të sqaruar disa keqkuptime të vogla. Partneri...

Para
SPAK, urdhër për kontrolle në banesa dhe Call Centera

Dalin EMRAT, kush janë të arrestuarit në Bashkinë Dimal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:13 | 21/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:11 | 21/02/2026
Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen –

Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen –

07:53 | 21/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026 –

07:41 | 21/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026 –

07:37 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com