Indeksi i World Justice Project: Shqipëria, më e korruptuara në Europë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Indeksi i World Justice Project: Shqipëria, më e korruptuara në Europë

16:22 | 24/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Për të shtatën vit radhazi shteti i së drejtës ka rënë në nivel global, sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit 2024, publikuar nga World Justice Project.

Këtë vit, sundimi i ligjit u dobësua përsëri në shumicën e vendeve të anketuara (57%).

Megjithatë, të dhënat e Indeksit sugjerojnë gjithashtu se recesioni global i sundimit të ligjit po ngadalësohet dhe se progresi është i mundur.

Read more

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve –

Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’ –

Ndihmë për 6500 familje me vështirësi ekonomike, KMSH çel fushatën humanitare –

Arrestimet nuk na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt kundër diktatorit të ri –

Shqipëria renditet në vendin e 89 nga 142 vende në mbarë botën. Rajonalisht, Shqipëria renditet e 10-ta nga 15 vende në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Vendi ynë performon më dobët në treguesin e “Mungesës së Korrupsionit” , duke u renditur në vendin e 107, që tregon për një nivel të lartë korrupsioni.

https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/country/2024/Albania

Mungesa e korrupsionit llogaritet nga këto faktorë:

2.1 Zyrtarët e qeverisë në pushtetin ekzekutiv nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.2 Zyrtarët e qeverisë në degën e drejtësisë nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.3 Zyrtarët qeveritarë në polici dhe ushtri nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.4 Zyrtarët e qeverisë në degën legjislative nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

Të anketuarit shqiptarë nuk bien dakord që në vend ka mungesë korrupsioni, përkundrazi, Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë. Ky është treguesi që ka marrë më pak pikë (37). Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën. Pas Shqipërisë, perceptimi më i lartë për korrupsionin është më Serbi (vendi i 93), Bosnjë Hercegovina (80), Maqedonia e Veriut (71), Kosova (65). Në rajon, perceptimin më të ulët për korrupsionin e kanë malazezët (62).

Shqipëria hyn në zonën e kuqe të korrupsionit, ku zbatimi i rregullave të lojës është i dobët.

Shqipëria dhe tendencat botërore  

Që nga viti 2016, një recesion global i shtetit ligjor ka prekur 77% të vendeve të studiuara, përfshirë Shqipërinë.  Indeksi ndërtohet në bazë të 8 faktorëve: Kufizimet në kompetencat e qeverisë; Mungesa e Korrupsionit; Qeveri e hapur; Të drejtat themelore; Rendi dhe Siguria; Zbatimi Rregullator; Drejtësia Civile; Drejtësia Penale.

Në nivel global, rëniet u nxitën kryesisht nga tendencat autoritare. Ndërmjet viteve 2016 dhe 2024, faktori i indeksit që mat Të drejtat Themelore ra në 81% të vendeve, përfshirë Shqipërinë.

Gjatë shtatë viteve të fundit, pikët e Indeksit për Kufizimet mbi Kompetencat e Qeverisë kanë rënë në 77% të vendeve, përfshirë Shqipërinë. Në mbarë botën, legjislaturat, gjyqësori dhe shoqëria civile, duke përfshirë mediat kanë humbur të gjitha terren në kontrollin e pushtetit ekzekutiv, tregon Indeksi.

Nga ana tjetër është bërë një farë progresi globalisht në luftën kundër korrupsionit ndërmjet viteve 2023 dhe 2024. Këtë vit, 59% e vendeve panë rezultatet e tyre të indeksit për mungesën e korrupsionit të përmirësuara, përfshirë Shqipërinë.

“Pas viteve të rënies së sundimit të ligjit, mund të jetë e lehtë të përqendrohesh te ana negative. Por të bësh një gjë të tillë do të thotë të injorosh arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe punën e vështirë që po ndodh për të përmirësuar sistemet e drejtësisë globalisht,” tha bashkëthemeluesi dhe presidenti i WJP, William H. Neukom.

Krahasuar më Ballkanin Shqipëria lë pas vetëm Serbinë (94), ndërsa vendet e tjera kanë rezultate më të larta. Konkretisht Maqedonia e Veriut në vendin e 67, Kosova në vendin e 58 dhe Mali i Zi në vendin e 56.

Tendencat shqetësuese autoritare vazhdojnë

Vitin e kaluar, kishte disa shpresa se tendencat autoritare globale kishin filluar të ngadalësoheshin. Pavarësisht kësaj, indeksi i këtij viti gjen rënie më të gjera dhe më të thella në dy faktorë kritikë të Indeksit: Të drejtat themelore dhe kufizimet mbi kompetencat e qeverisë.

Implikimet afatgjata janë shqetësuese. Midis 2016 dhe 2024, njerëzit në 81% të vendeve kanë humbur mbrojtjen për të drejtat e tyre themelore. Për më tepër, 77% e vendet tregojnë një dobësim të kontrolleve dhe balancave qeveritare, duke përfshirë mbikëqyrje nga legjislaturat, gjykatat, shoqëria civile dhe media. Mbi 6 miliardë njerëz tani jetojnë në vende ku sundimi i ligjit është më i dobët se sa ishte 2016.

“Në çdo cep të botës, ne vazhdojmë të shohim lider që konsolidojnë autoritetin e tyre”, shtoi Neukom.

Renditja globale

Indeksi i Sundimit të Ligjit të WJP bazohet në anketat e ekspertëve dhe familjeve për të matur sundimin e ligjit në 142 vende dhe juridiksione, duke mbuluar 95% të popullsisë së botës.

Vendi me rezultate më të larta më i renditur në Indeksin e Sundimit të Ligjit të këtij viti është Danimarka, e ndjekur nga Norvegjia (2), Finlanda (3), Suedia (4) dhe Gjermania (5). Pesë vendet e para të renditura mbeten të pandryshuara nga viti 2023. Vendet me rezultate më të dobëta në sundimin e ligjit janë Venezuela (142), Kamboxhia (141), Afganistani (140), Haiti (139) dhe Mianmari (138)./Monitor

Të Lidhura

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve –

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve –

nga 27
16:36 | 16/02/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=JewbWBin-Qg Rikthehet fuqishëm në tavolinën e ndarjes së tenderave Safet Gjici, zyrtari i skandalit seksual në zyrën e kryetarit...

Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’ –

Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’ –

nga 27
15:24 | 16/02/2026
0

Mesditën e sotme prokurorë dhe avokatë, janë përballur në Gjykatën e Posaçme me dy përfaqësuesit e akuzës, të cilët parashtruan...

Ndihmë për 6500 familje me vështirësi ekonomike, KMSH çel fushatën humanitare –

Ndihmë për 6500 familje me vështirësi ekonomike, KMSH çel fushatën humanitare –

nga 27
15:08 | 16/02/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë...

Arrestimet nuk na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt kundër diktatorit të ri –

Arrestimet nuk na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt kundër diktatorit të ri –

nga 27
14:54 | 16/02/2026
0

Nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Jurgen Spaho, deklaroi se arrestimet politike nuk do t’i frikësojnë protestuesit dhe...

Para
Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha paralajmëron: Mund të arratiset nga Shqipëria

Shtyhet me një muaj seanca paraprake ndaj Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve –

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve –

16:36 | 16/02/2026
Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’ –

Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’ –

15:24 | 16/02/2026
Ndihmë për 6500 familje me vështirësi ekonomike, KMSH çel fushatën humanitare –

Ndihmë për 6500 familje me vështirësi ekonomike, KMSH çel fushatën humanitare –

15:08 | 16/02/2026
Arrestimet nuk na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt kundër diktatorit të ri –

Arrestimet nuk na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt kundër diktatorit të ri –

14:54 | 16/02/2026
Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën –

Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën –

14:22 | 16/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve –
  • Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’ –
  • Ndihmë për 6500 familje me vështirësi ekonomike, KMSH çel fushatën humanitare –
  • Arrestimet nuk na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt kundër diktatorit të ri –
  • Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën –
  • Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve –
  • Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com