Inceneratorët, flet 90-vjeçarja me pasuri 30 mln dollarë: Jetoj në azil, nuk i njoh personat që më mashtruan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët, flet 90-vjeçarja me pasuri 30 mln dollarë: Jetoj në azil, nuk i njoh personat që më mashtruan

18:01 | 04/07/2022
në Shqiperi
0

Pas deklaratave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për çiftin e të moshuarve, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët sipas saj janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve flet dhe një nga të moshuarit.

Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton si pronare e disa kompanive të lidhura me inceneratorët, ka folur në lidhje me mënyrën e përfshirjes së identitetit të saj në aferën e korruptive.

Përmes një interviste të dhënë për Syri Tv,  90-vjeçarja thotë se ka dy vite e gjysmë që jeton në azil, pasi tërmeti i vitit 2019 i prishi banesën.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ajo shton se një moment kursimet e saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë ishin bllokuar dhe në në azil iu paraqitën dy persona që pretendonin se ishin prokuror, të cilët i dhanë një letër për të firmosur në mënyrë që të zhbllokohej llogaria bankare.

Sipas saj ndoshta firmosja e këtij dokumenti dhe marria e të dhënave të pasaportës prej atyre personave ka bërë që kompanitë të hapen në emër të saj.

Ajo thekson se shtyhet vetëm me pensionin e saj dhe shton se nga kjo histori nuk ka mundur të marrë as kursimet prej 600 mijë lekësh që ka pasur në bankë.

“Mbi 20 vite me qira. Kërkova shtëpi sociale, më kërkonin dokumente. Ngela. Ju drejtova bashkisë për shtëpi, nuk ma gjetën, nuk ma dhanë. Një në bashki, e kisha timen, u detyrua që mori këtë në telefon, i tha po e pranon me kaq lekë, se 160 mijë paguaj, do ta pranoj tha ai. Drejtoresha ime, duke parë gjendjen time i bëri thirrje nxënësve, unë kam filluar në 63-shin në shkollë, iu drejtua nxënësve, matura e 73-shit, u bënë gati 1 milionë.

Futa 600 e ca të vjetra në arkë, dy ditë që i kam mbajtur, i kam futur në dhe. Ku flija unë ishte një shtëpi vetëm me kollonat. Bashkia s’më ndihmoi.

Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i kanë bllokuar tatimet se je debitore.

Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s’kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t’i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t’u tallur, kam qenë strikte.

Kanë gjet pasaportën, e marrin dhe atje ku dalim në fotografi, ato te gjendja civile, paguan atje një sasi lekësh. Pasaportën e kam dorëzuar në Laprakë. Nuk e di ku e kam bërë tani, nuk më bie ndërmend. Nuk kam dyshime. Kur shikoj unë, ua i thashë, e kisha marrë lajmërimin se mi kishin bllokuar. I thashë, o gra, ikni dhe mos më tallni. Shkoj te ai i bankës i them, dëgjo këtu, s’më ngelet gjë tjetër, t’iu hedh në gjyq, se më keni bllokuar lekët. I thashë shikoje sa biznesmene jam unë.

Unë nuk di Lezhën, jo më të tjera. Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim.“-deklaroi e moshuara.

Kujtojmë se në emër të çiftit të të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, 95 dhe 90 vjeç janë kryer veprime me miliona euro dhe janë faturuar të ardhura nga inceneratorët në vlerën 5 mln euro.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Ndjekim hijet”/ Temperaturat përvëluese, boshatisen rrugët e Elbasanit

“Ndjekim hijet”/ Temperaturat përvëluese, boshatisen rrugët e Elbasanit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com