Është identifikuar trupi i pajetë i të riut që u gjet i pajetë sot në Hidrocentralin e Rrapunit në Vorë.
Ai është 27-vjeçari B.K. Identifikimi i tij u bë në morgun e Spitalit të Librazhdit. Nga konstastimi i mjekëve, konfirmohet se në trup nuk ka shenja dhune.
I riu kishte hyrë në mëngjes në hidrocentral dhe kur digat u hapën, shkarkimi i ujërave nxorri trupin e tij.
Për të zbardhur shkakun e vdekjes, kufoma do t’i nënshtrohet ekspertizës.