I vunë zjarrin tokave të tyre, por flakët dolën jashtë kontrollit, nën hetim 4 persona në Fier – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I vunë zjarrin tokave të tyre, por flakët dolën jashtë kontrollit, nën hetim 4 persona në Fier

16:21 | 19/07/2022
në Uncategorized
0

Policia e Fierit ka proceduar penalisht katër shtetas nga Lushnja, Mallakastra dhe Roskoveci. Mësohet se personat në fjalë i kanë vënë flakën tokave të tyre për të djegur barishtet e dëmshme por nuk i kanë mbajtur nën kontroll flakët duke shkaktuar dëme te bashkëfshatarët e tyre.

“Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohen penalisht 4 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. C., banues në Allkaj, Lushnjë, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me vreshtari, në pronësi të shtetasit E. M.

Read more

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

Po nga këto struktura nisi procedimi penal për shtetasin Ll. G., banues në Kamçisht, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me mbetje gruri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin H. H., pasi në fshatin Çorrush, Mallakastër, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy kasolle bagëtish, pemë ulliri dhe pemë frutore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. K., pasi në Roskovec, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur plastmasi i serave, në pronësi të shtetasit A. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.”-njofton policia.

 

Të Lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

nga 27
23:27 | 31/03/2026
0

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

nga 27
23:03 | 31/03/2026
0

Shqipëria është mundur me rezultatin 1-0 në miqësoren ndaj Ukrainës, ndeshjen mes dy skuadrave që vinin si humbëse të gjysmëfinaleve...

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

nga 27
22:53 | 31/03/2026
0

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për SHBA, Kanada e...

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

nga 27
22:11 | 31/03/2026
0

Kosova mat forcat me Turqinë në orën 20.45, në sfidën që vlen një biletë për në Botëror. Dardanët pas një...

Para
Biseda në prokurori e “zonjës milionere” që mbledh kanoçe

Hapja e negociatave/ Dervishi: Ne dehemi pa filluar dasma!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

23:27 | 31/03/2026
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:03 | 31/03/2026
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

22:53 | 31/03/2026
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

22:11 | 31/03/2026
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO) –

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO) –

21:57 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –
  • Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
  • Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –
  • Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –
  • Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO) –
  • Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –
  • Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com