“I varur nga droga, e kam kushëri”, avokati mohon se është kërcënuar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I varur nga droga, e kam kushëri”, avokati mohon se është kërcënuar –

10:36 | 02/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

Banda e Laert Haxhiut kishte vënë në shënjestër edhe njerëzit e drejtësisë.

Të paktën kjo doli nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Aran Tafani, i cili u arrestua disa ditë më parë.

Tafani tha se Laert Haxhiu kishte për qëllim eleminimin fizik të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelli, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

Ky i fundit i quan trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të.

Sipas tij, gjatë punës si avokat nuk është ndier asnjëherë i kërcënuar nga Artan Tafani, përkundrazi përpara arrestimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ata kanë pirë kafe se bashku sepse janë edhe kushërinj, sipas BW.

Avokat Doga shprehet se që nga momenti që emri i tij u bë publik si shënjestër për t’u vrare, nuk ka kërkuar mbrojtje, por të paktën duhej të ishte bërë një ballafaqim me Tafanin ose të thirrej nga prokurori i Elbasanit për t’u njohur me rrethanat. Tafani, sipas Dogës, është njeri i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë edhe rrethanat e deklaratave të tij përpara prokurorisë.

“Unë e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të Policisë së Shtetit, jam shokuar. Trillim. Telefonatat e njerëzve, shkrimet në portale, ndihesh i shqetësuar, se nuk pushonte telefoni. U tha se më është bërë 3 herë atentat, për mua nuk ekziston. As jam ndjerë i kërcënuar apo të më ketë marrë dikush në telefon, prej 10 vitesh. S’jam ndjerë i kërcënuar kurrë. Nuk kam pasur asnjë përplasje, asnjë marrëdhënie me grupin e Haxhiajt. Kam qenë avokat i Mariusit, madje e kam kushëriri. Madje xhaxhai i tij më tha që të isha avokati i tij ditën kur u arrestua, por kur dëgjova pas dy ditësh këtë deklaratë, u habita. Nuk kam pasur asnjë kontakt nga policia apo prokuroria. Asnjë interesim. Nuk kërkoj mbrojtje për veten time. Nëse shteti e ndjen veten për të mbrojtur, të më mbrojë. Kush ka ndërmend të më vrasë, të më vijë më vrasë. Me Laert Haxhiun nuk njihem as për fytyrë, me babain e tij përshëndetem me respekt rrugës. Me Mariusin kam marrëdhënie familjare dhe kam qenë avokat i tij. Kur më ka kërkuar kushdo mbrojtje ligjore, kundrejt pagesës, e kam marrë në mbrojtje”, tha avokati.

Mes të tjerash avokati tha se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares. Avokati në ketë interviste, mohon gjithçka është thënë për atentatet e kryera apo vrasjen që ishte planifikuar për të. Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore dhe me pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.

Të Lidhura

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

nga 27
15:01 | 27/12/2025
0

Një 34 vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë në Shkodër. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale...

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

nga 27
14:45 | 27/12/2025
0

Në prag të festave të fundvitit, në Vlorë janë konstatuar dhe sekuestruar 179 copë lëndë piroteknike të ndaluara për tregtim,...

Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

nga 27
14:31 | 27/12/2025
0

Rafa Leao nuk është i sigurt për të startuar ndeshjen kundër Veronës. Ekziston një mundësi serioze që në sulm të...

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

nga 27
14:15 | 27/12/2025
0

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Para
Terroristët u trajnuan me mjetet që SHBA ia dhuroi Serbisë –

Terroristët u trajnuan me mjetet që SHBA ia dhuroi Serbisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

15:01 | 27/12/2025
Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

14:45 | 27/12/2025
Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

14:31 | 27/12/2025
Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

14:15 | 27/12/2025
Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

13:59 | 27/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –
  • Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –
  • Allegri ndryshon sulmin për Veronën –
  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet –
  • Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –
  • Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –
  • Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com