Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar në zonën e Freskut në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Mësohet se shtetasi Xhimi Isiu (G. M), ishte pjesë e një bande kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.