“I ndau sinqeriteti i tepërt”, historia e një dashurie të lënë në mes… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I ndau sinqeriteti i tepërt”, historia e një dashurie të lënë në mes… –

16:32 | 28/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Miqësia e vërtetë sprovohet në kohërat e vështira. Në historinë e Fatmirit, i cili ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty”, një prej personave që iu gjend pranë pas arrestimit të të atit për herë të dytë dhe shpërnguljes në Fushë-Krujë ishte Marko.

Fatmiri tregon në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se ndryshe nga ai, familja e Markos ishte me biografi të mirë, ai kishte shumë miq dhe një jetë më të rehatshme. Por të gjitha këto avantazhe, Marko i vendosi në të mirë të Fatmirit dhe familjes së tij duke i ndihmuar me nevojat më të vogla, por që për ta vlenin tepër.

Fatmir: Problemi tjetër që ishin ushqimet e tjera, sidomos kafeja, sa ishte kafeja, 50 gramë ose 100 gramë sa mjaftonte për një familje mirëpo ne kishim njerëz të vjetër në shtëpi, nënën e vinin dhe miq, kishte nevojë për kafe. Marku më siguronte një pako ose dy pako në muaj kafe, por ishte nder shumë i madh në atë kohë, nuk e bënte kushdo. Një tjetër aspekt i shoqërisë me Markun ishte… ne luanim shah, dy aktivitete që zbaviteshin njerëzit ishte futbolli dhe shahu. Kur kishte ndonjë ndeshje futbolli të rëndësishme Marku ose më merrte te shtëpia e vet ose shkoja te ndonjë shok tjetër i Markut bashkarisht.

Ardit Gjebrea: Shikonit televizor?

Fatmir: Shikonim ndeshjen, ndërsa kur kishte shah siç ishte atëherë shahu ne luanim 10 vetë grumbull, dy vetë luanin, të tjerët ndikonin dhe Marku nëse luante, unë shkoja aty, çohej dhe ma lironte vendin, “ulu” nëse po luante dikush i thoshte atij “çohu se erdhi Fatmiri, çohu që të ulet ky”.

Miqësia e tyre forcohej gjithnjë e më shumë, por Fatmiri kujton një episod të vështirë në jetën e shokut të tij.

Fatmir: Në ato vite, në ‘88 ose në ‘89, nuk jam i sigurt vitin, ai u fejua me një vajzë nga më të mirat në Fushë-Krujë. Një vajzë jashtëzakonisht e mirë, e sjellshme, një vajzë me të gjitha të mirat. Ishte vajza e një oficeri faktikisht, por unë e njihja, gruaja ime e njihte, kishim marrëdhënie të mira me të dhe Marku u fejua me këtë vajzë. Mirëpo për fatin e keq, ata shumë shpejt u ndanë. Sot ne, nuk besoj se i di njeri motivet, edhe ata vetë nuk e di nëse e dinë por besoj sinqeriteti i tepërt.

Ardit Gjebrea: Ç’do të thotë sinqeriteti i tepërt?

Fatmir: Kur u njohën, ndoshta i kishin bërë muhabetet e veta se si u pëlqyen e u dashuruan se u dashuruan. Mirëpo si duket ndoshta Marku nuk e kishte pyetur a ke pasur ndonjë rast a ndonjë marrëdhënie me ndonjë njeri, a të ka kërkuar njeri? Atë ndërkohë e kishte kërkuar dikush nëpërmjet familjes ndoshta se nuk e di, unë nuk jam i sigurt edhe sot, e kishte kërkuar dikush nëpërmjet familjes, ndoshta kishte pasur një takim me të, nuk jam i sigurt dhe ky e pyeti, ajo i tregoi “ka ardhur dikush të më kërkojë” a ku di unë, “pse nuk më ke thënë” në një kohë që kjo se ka pyetur ajo s’kishte si t’i thoshte. U ndanë dhe sot asnjëri nuk është martuar, as njëri, as tjetri.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk është martuar as ajo, as ky?

Fatmir: As ajo as ky.

Ardit Gjebrea: Ti ke ardhur sot ti bashkosh?

Fatmir: Jo, do ishte mirë, nuk e di nëse mund të bashkohen por atij para ca kohësh i ka vdekur edhe e ëma se me të ëmën rrinte ngaqë vëllai është i ndarë dhe ka qenë dhe i sëmurë me Covid ca kohë kur ra Covid, por tani është mirë.

Ardit Gjebrea: Pra ju e keni ruajtur miqësinë.

Fatmir: Unë e kam ruajtur miqësinë.

Ardit Gjebrea: Edhe pse ke shkuar në Amerikë.

Fatmir: Sa herë që vij, e takoj./tvklan.al

Read more

Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë –

E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht? –

JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex –

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

Të Lidhura

nga 27
23:24 | 26/01/2026
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka asnjë lloj problemi personal me gjyqtaren Irena...

E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht? –

E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht? –

nga 27
22:42 | 26/01/2026
0

Mbrojtësi i krahut mund të kthehet në Angli. Në orët e fundit, disa thashetheme kanë qarkulluar rreth të ardhmes së...

JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex –

JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex –

nga 27
22:28 | 26/01/2026
0

Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës JET Bank, për...

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

nga 27
21:16 | 26/01/2026
0

Tre banesa janë përfshirë nga flakët.mbrëmjen e së hënës në lagjen Loni Dhamo në Lushnje. Banesat e përfshira nga zjarri...

Para
Ja si Jul Deda po kopjon lojën e Luizit –

Ja si Jul Deda po kopjon lojën e Luizit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë –

Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë –

23:24 | 26/01/2026
E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht? –

E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht? –

22:42 | 26/01/2026
JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex –

JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex –

22:28 | 26/01/2026
Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

21:16 | 26/01/2026
Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –

21:08 | 26/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë –
  • E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht? –
  • JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex –
  • Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –
  • Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –
  • Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Ishte hakmarrje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë –
  • E ardhmja e Alexander-Arnold te Reali i Madridit, çfarë po ndodh realisht? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com