Familja Çelaj në Ngracan të Mallakastrës ka përcjellë për në banesën e fundit kryefamiljarin Batjar Celaj, i cili i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. 63-vjeçari është babai i Indrit Çelajt teknikut të kondicionierëve, i cili u vra nga vëllezërit Griseldo e Albano Kusi në 22 gusht te vitit 2019.
Të afërm të 63-vjeçarit tregojnë se mbetën të shokuar pas marrjes së lajmit pasi askush nuk e priste që të ndërmerrte një akt të tillë ekstrem për jetën.
“Kur e morëm vesh e përjetuam shumë keq, sepse e lamë mirë. Kisha fejesën e vajzës dhe kur mori kunati, nuk e përballoi dot burri. Nuk e përballonte dot atë të djalit. Më është dobësuar zemra thonte, kot që rrojë. Mos i ndodhtë askujt. Tepër i mërzitur nga jeta se nuk e përballonte”.
Familjaret e tij kanë treguar se gjatë gjithë kësaj kohe, Batjar Çelaj ka kërkuar drejtësi duke mos pranuar dënimin e dhënë për autoret. E në mungese te saj, ai nuk mundi te suportonte dhimbjen duke i dhënë fund jetës.