Një shqiptar ka mundur t’i arratiset drejtësisë britanike, pavarësisht se ishte dënuar për trafik droge. Shqiptari Elis Ballën, 30-vjeç ka mundur që t’ia mbath teksa ishte në lirim me kusht, pas një dënimi që kishte marrë.
Sipas autoriteteve britanike shqiptari vepron në zonën e Avon dhe Somerset.
Policia ka dhënë edhe përshkrimin për çdo qytetar që mund ta shohë apo të ketë informacion për të.
Siç shfaqet edhe në fotografinë e shpërndarë nga policia, shqiptari përshkruhet me flokë të rruar, kafe të errët dhe sytë në ngjyrë kafe.