I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –

10:38 | 08/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik –

Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme –

“AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome” –

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, pasuritë e tij nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Përveç pronave që i përkasin direkt Arkaxhiut, konfiskimi kërkohet edhe për pasuritë e personave të lidhur me të, përfshirë familjarët, për të cilat analiza financiare ka konstatuar se nuk mund të jenë blerë me burime të ligjshme.

Prokuroria bazohet në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” për të kërkuar kalimin e këtyre pronave në pronësi të shtetit.

Njoftimi i Prokurorisë: 

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A. i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur me të

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A., i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ dhe personave të lidhur me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.03 të vitit 2024, u identifikuan se pasuritë e shtetasit E.A nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi.

Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, shtetasi E.A. dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai B.A., kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi, hua dhe të ardhura të tjera) është dukshëm më i ulët se totali i investimeve dhe shpenzimeve të konstatuara, duke krijuar diferenca negative rezultuar nga akti i ekspertimit, çka e bën të pamundur që këto pasuri të jenë financuar nga burime të ligjshme.

Po kështu, për shtetasin A. M., i cili sipas deklaratës noteriale pretendon pronësinë e njësisë së shërbimit me sip 63 m², analiza tregon se në momentin e krijimit të pasurisë 63 m² në vitet 2005-2006 ai rezulton në pamundësi financiare, rezultuar nga akti i ekspertimit, ndaj këto të ardhura të mëvonshme nuk mund të justifikojnë burimin e pasurisë në kohën e blerjes. Gjithashtu rëndësi merr edhe deklarimi i administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k., i cili ka sqaruar se në kryerjen e pagesave për të dy kontratat në të gjitha rastet ka qenë i pranishëm vetë B.A., ndërsa nuk ka mundur të ndajë pjesëmarrjen e A.M. në këto pagesa. Mungesa e mundësisë financiare të A.M. në momentin e krijimit të pasurisë, së bashku me deklarimet se pagesat janë kryer faktikisht nga B. A., përbëjnë të dhëna të dobishme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se pasuria 63 m² nuk është në zotërim të A.M., por të E. A.

Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 12/a 21, 22, 24 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon:

– Pasuria e llojit truall, me sip.71/.52 m2 dhe ndërtesë 37.52 m2, me nr.5/255, zk.8380. Kjo pronë është blerë më datë 04.08.2010, sipas kontratës së shitblerjes kundrejt vleres 9 332 800 lek dhe aktualisht është ne pronësi te shtetasit E.A;

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B. A. (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 108 m2, me vlerë 210.000 euro; dhe

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B.A., (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 63 m2, me vlere 126.000 euro.

Të Lidhura

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –

nga 27
15:21 | 30/12/2025
0

Një aksident rrugor është bërë shkak që rruga ndërkombëtare Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Qafë-Thanë të bllokohet për një kohë të...

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik –

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik –

nga 27
14:59 | 30/12/2025
0

Protesta e fermerëve grekë në vendin fqinj po vijon prej ditësh, ndërsa ka prekur edhe arteriet infrastrukturore që lidhin Shqipërinë...

Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme –

Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme –

nga 27
14:45 | 30/12/2025
0

Policia e Tiranës ka ndaluar me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e cila dyshohet se ka kanosur...

“AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome” –

“AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome” –

nga 27
14:31 | 30/12/2025
0

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se skandali dhe dosja e AKSHI-t është më e paprecedenta, më e zeza dhe shumëdimensionalja, shumë...

Para
Kuqezinjtë spikasin në ekipet e tyre/ Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha e Muja, Laçi jep asist –

Kuqezinjtë spikasin në ekipet e tyre/ Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha e Muja, Laçi jep asist -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –

15:21 | 30/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik –

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik –

14:59 | 30/12/2025
Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme –

Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme –

14:45 | 30/12/2025
“AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome” –

“AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome” –

14:31 | 30/12/2025
Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët –

Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët –

14:15 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –
  • Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik –
  • Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme –
  • “AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome” –
  • Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët –
  • Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –
  • Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com