Një ditë pas rënies së sistemit TIMS në aeroportin e Rinasit, që pas sulmit kibernetik të iniciuar nga Irani situata është kthyer në normalitet.
Sipas burimeve, bëhet me dije që sistemi TIMS në aeroport është kthyer në funksion.
Ndërkaq, në portin e Vlorës dhe atij të Durrësit situata paraqitet kaotike ndërsa punonjësit e sporteleve janë detyruar t’i rikthehen regjistrave prej letre.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të paprekura nga sulmet.