I ati nën akuzë për spiunazh nga SPAK, çfarë deklaron kreu i ADISA-s për sekretet shtetërore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I ati nën akuzë për spiunazh nga SPAK, çfarë deklaron kreu i ADISA-s për sekretet shtetërore

14:05 | 30/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtori i agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), Lorin Ymeri nuk ka asgjë për të thënë për hetimin e ngritur nga SPAK ndaj babait të tij, ish-zyrtarit të lartë të SHISH, Frederik Ymeri i dyshuar si kreu i një celule spiunazhi që ka vënë informacione sekrete në shërbim të agjenturave jo mike.

I pyetur nga gazetarja e Express për Shqipërinë, Lorin Ymeri u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë për këtë hetim të nisur nga SPAK. “Nuk ka asgjë për të thënë për këtë”, tha ai.

Express: Babai juaj Frederik Ymeri është nën hetim nga SPAK për akuzën se ka shitur informacione sekrete te vendet jo mike? Cfarë keni për të thënë këtë akuzë?

Read more

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro –

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’ –

Lorin Ymeri: Nuk kam asgjë për të thënë për këtë.

Express:

Express: Ai akuzohet si kreu i celulës së spiunazhit dhe koordinonte grupin duke siguruar informacione konfidenciale dhe sekrete nga institucione të administratës. Ju keni qenë në krye të Adisa-s prej 4 vitesh, a kanë qenë të sigurta të dhënat nisur nga lidhja familjare që keni? A deklaroni se nuk jeni i përfshirë?

Lorin Ymeri: “Nuk kam lidhje, nuk ka asgjë të vërtetë”, u shpreh ai për Express.

A keni diskutuar me babanë tuaj për këtë hetim, cfarë ju ka thënë? A mendoni se është i pafajshëm? Ishin këto disa pyetje të tjera që nuk morën përgjigje nga Lorin Ymeri i cili vendosi ta shkëpusë komunikimin.

Ishte një hetim i SHISH që ka vënë në lëvizje edhe SPAK-un në lidhje me celulën e spiunazhit në shërbim të agjenturave jo mike. SPAK kishte nisur hetimet për 4 ish zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një të Policisë së Shtetit Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazin, Luftar Cunaj dhe Maksim Ferrën. Ata akuzohen për nxjerrje të informacioneve sekrete që dëmtojnë interesat e shtetit shqiptar.

Frederik Ymeri konsiderohet si kreu i celulës së spiunazhit dhe koordinonte grupin në fjalë duke siguruar informacione konfidenciale dhe sekrete nga institucione të administrates. Pyetja që ngremë është sa të sigurta kanë qenë të dhënat e shqiptarëve për shkak të lidhjes familjare.

Theksojmë se Lorin Ymeri gjendet prej katër vitesh në krye të institucionit që administronte deri para pak javësh thuajse të gjitha shërbimet që ofron administrate shqiptare, duke filluar nga lejet e ndërtimit, certifikatat e ndryshme, gjithçka mbi pensionet, sigurimet shoqërore, pagesa të ndryshme, administrimi i territorit deri te të dhënat mbi ushtrinë.

ADISA ka mundësuar të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve duke administruar të gjitha “sekretet” e shtetit shqiptar dhe qytetarëve të këtij vendi deri më datë 1 maj të këtij vitim, ditë në të cilën u mbyllen sportelet e saj pasi tashmë gjithçka ofrohet nga e-Albania. Pra, deri në 1 maj ADISA ka administruar të gjithë databazën që ka sot e-Albania.

SPAK thotë se deri tani, nga hetimi, nuk janë arritur të sigurohen të dhëna konkrete në lidhje me destinacionin përfundimtar të këtyre informacioneve, por dyshohet se kjo veprimtari cënon sigurinë kombëtare në formën e spiunazhit.

Megjithatë, institucioneve përgjegjëse iu duhet të verifikojnë nëse celula në fjalë ka patur apo jo akses në databazën e të dhënave të ADISA-s, e cila në fakt ka administruar të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me çdo shtetas shqiptar si edhe çdo dokument mbi institucionet publike të këtij vendi. /Express

Të Lidhura

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

nga 27
13:28 | 04/04/2026
0

Në një takim të radhës me socialistët në njësinë numër 12, (Dajt, Edi Rama la prorosi për më shumë organizim...

Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

nga 27
13:10 | 04/04/2026
0

I prezantuar me bujë të madhe në 2018-ën, për të filtruar rreth 12 mijë punonjës, vettingu në Policinë e Shtetit...

9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro –

9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro –

nga 27
12:48 | 04/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rrezon dklaratat e Rames se Integrimi nuk eshte bllokuar. “Morëm edhe një lajm të...

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’ –

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’ –

nga 27
12:32 | 04/04/2026
0

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në...

Para
Salianji ironizon qeverinë për ndërtimet pa leje: Ju duhen më shumë para për t’i parë?

Salianji ironizon: Rama dhe Braçe kanë hall të madh, iu kanë humbur lopët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

13:28 | 04/04/2026
Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

13:10 | 04/04/2026
9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro –

9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro –

12:48 | 04/04/2026
Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’ –

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’ –

12:32 | 04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –

12:14 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –
  • Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –
  • 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro –
  • Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’ –
  • Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –
  • Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –
  • Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com