Një vajzë nga Librazhdi është bërë është dhunuar rëndë nga vjehrri, vjehrra dhe babai i saj, pasi zbuluan se ajo tradhtonte bashkeshortin..
Mësohet se vajza e re aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë psikologjike, por dhe dëmtimeve fizike, ndërsa policia tashmë e ka marrë në mbrojtje.
Mësohet se vjehrri dhe vjehrra e saj janë çuar në ndjekje penale, pasi shihen duke dhunuar nusen, në videon e filmuar prej familjarëve të tyre dhe të bërë publike në rrjetet sociale.
Vajza ishte martuar me një djalë që jeton në Londër, ndërsa vetë jetonte me vjehrrën e vjehrrin. Por, në fshatin ku jetonte, nusja e shtëpisë kishte njohur një tjetër djalë me të cilin kishte nisur edhe një aferë jashtëmartesore.