Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, 3-8 vite burg kush nuk respekton masat ndaj COVID-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, 3-8 vite burg kush nuk respekton masat ndaj COVID-19

17:41 | 08/05/2020
në Kryesore
0

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Parlamenti gjatë seancës së 16 prillit.

Ndryshimet kriminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar, ndërsa rrisin dënimin deri në 3 vite burg për dhunën në familje nga 2 vite që ishte. Nga sot 10 veprime përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burg.

Deri më sot sjellje të tilla nuk ishin të ndaluara ose thjeshtë përbënin shkelje të lehta, që mund të ndëshkoheshin me gjobë. 7 vepra të reja penale kanë të bëjnë me thyerjen e karantinës në kohë epidemie dhe përhapjen e infeksionit me dashje apo pa kujdesia.

Read more

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Nga sot, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Thyerja e karantinës dënohet me burg deri në tre vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet burg dhe deri në 8 vjet burg kur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda.

Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore.

Ndërkaq, deri në 3 vjet burg do të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime. Me tre vjet burg do të dënohet edhe presioni psikologjik dhe dhuna ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime, morave, nipave, mbesave, vëllezërve, prindërve, vjehrrit, vjehrrës, nuses, kunatës etj. Kur kjo vepër përsëritet dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg.

10 veprimet që ju çojnë drejt burgut

1. Thyerja e rregullave në kohë epidemie, kur shkelësi ka marrë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj

2. Thyerja e rregullave në kohë epidemie, duke ushtruar aktivitet tregtar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

3. Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

4. Shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës i sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

5. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

6. Përhapja e sëmundjes infektive nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

7. Përhapja me dashje ose nga pakujdesia e sëmundjes infektive, duke shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

8. Presioni psikologjik ndaj bashkëshortes, ish-bashkëshortes, përsosnit bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, ndaj personit në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet.

9. Dhuna dhe presioni psikologjik ndaj peronave gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), dënohet me burgim deri në tre vjet.

10. Dhuna dhe presioni psikologjik i përsëritur ndaj të gjithë personave të rrethit familjar, përfshirë edhe personat në lidhje apo ish-lidhje intime, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim./GazetaDita

Etiketa: 3-8 vite burgmasat ndaj COVID-19Ndryshimet në Kodin Penal

Të Lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

nga 27
19:54 | 21/02/2026
0

Një situatë problematike ka prekur prej rreth dy javësh zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në disa rrethe të...

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

nga 27
15:31 | 21/02/2026
0

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Para
Ja vendi më i sigurt në botë në kohë pandemie, asnjë rast me koronavirus

Ja vendi më i sigurt në botë në kohë pandemie, asnjë rast me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com