Një djalë rreth 15 vjeç ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme në plazhin e Talës. I mituri ka pasur probleme shëndetësore dhe i ka rënë të fikët në det.
Lidhur me ngjarjen mësohet se kanë qen pushuesit dhe banorët e zonës të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë deri në momentin që ka mbërritur ambulanca. Së fundmi, bëhet me dije se i mituri është shoqëruar menjëherë për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.