Një aksident është shënuar orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 1, në Korçë. Mësohet se shtetësja S.C ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal. Ajo ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Smart”.
Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.