Ditën e sotme në policinë e Durrësit është bërë një kallëzim nga qytetarja me inicialet S. Xh., banuese në Gjermani, e cila ka humbur kontaktet me vëllain e saj, personin me inicialet I. J., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës.
Lidhur me ngjarjen, ajo ka raportuar se kur është kthyer nuk e ka gjetur as në banesën e tij të vëllain.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja S. Xh., banuese në Gjermani, se ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin I. J., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës, të cilin nuk e ka gjetur as në banesë.”
Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen por vijon puna për gjetjen e tij.