Humbi fëmijën pas përplasjeve me Arta Markun, KPK jep vendimin për prokuroren Sonila Muhametaj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi fëmijën pas përplasjeve me Arta Markun, KPK jep vendimin për prokuroren Sonila Muhametaj

11:47 | 25/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj ka kaluar sot vettingun. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit, trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Muhametaj.

Trupa gjykuese që kreu procesin e rivlerësimit, u kryesua nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu me relatore Etleda Çiftja.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua të hënën Muhametaj dha shpjegime të detajuara sa i përket pasurisë dhe u ndal edhe në çështjet për të cilat ishte denoncuar.

Read more

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ajo tha se të ardhurat e saj ishin të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, ndërsa tha se kishte bërë një jetë modeste dhe kërkoi “të vazhdonte detyrën si prokurore e Republikës së Shqipërisë”.

Deklarimi i pasurisë
Sonila Muhametaj ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2014, ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2015 u dekretua nga Presidenti si prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte një ndër tre prokurorët e transferuar me urdhër të kryeprokurores Arta Marku pas një konflikti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “Shullazi”. Muhametaj ngriti padi kundër vendimit në Gjykatën Administrative dhe e fitoi çështjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Pukës në atë të Krimeve të Rënda. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Sonila Muhametaj nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj (Domi) për vitet 2006-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut. Të dhënat tregojnë se prokurorja Muhametaj zotëronte një makinë me vlerë 500 mijë lekë në vitin 2006- kur deklaroi për herë të parë interesat e saj private në ILDKPKI, ndërkohë që në fund të vitit 2017 pasuria e saj familjare është rritur me gati 9 herë dhe kap vlerën e 4.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet nga një apartament me vlerë 3 milionë lekë, automjete me vlerë 1.2 milionë lekë, 300 mijë lekë kursime të akumuluara në cash dhe 35 mijë lekë likujditete bankare.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 15.2 milionë lekë. Rreth 66% e të ardhurave familjare kanë si burim pagën e Znj. Muhametaj nga funksioni i prokurorit, ndërsa 33% pagën e bashkëshortit. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 12 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me mosdeklarim të ardhurash për një vit si dhe huatë e marra nga familjarët me qëllim blerjen e aseteve.

Më konkretisht në vitin 2010, deklaratës së pasurisë së subjektit i mungojnë deklarimet për të ardhura të përfituara nga pagat e saj dhe të bashkëshortit. Për këtë shkak, në vitin 2010 ajo rezulton me balancë negative.
Në vitin 2014, prokurorja deklaron blerjen e një apartamenti me vlerë 3 milionë lekë si dhe të një makine me vlerë 4500 euro. Si burim për blerjen e këtyre pasurive deklarohen një kredi bankare prej 2.5 milionë lekësh si dhe dy hua të marra nga të afërmit me vlerë totale prej 1.5 milionë lekësh. Gjithashtu rezulton se pjesa më e madhe e huave janë shlyer në vitet e mëpasme dhe në fund të vitit 2017, subjekti rezulton se ka ende pa shlyer një vlerë prej 300 mijë lekësh.

Etiketa: Komisioni i Pavarur i KualifikimitProkurorja e Krimeve të RëndaSonila Muhametaj

Të Lidhura

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:33 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

nga 27
12:01 | 16/03/2026
0

Në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës play-off ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e...

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

nga 27
11:57 | 16/03/2026
0

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për...

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

nga 27
11:53 | 16/03/2026
0

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për...

Para
A do ta padisë Macron Edi Ramën për shpifje? (film)

A do ta padisë Macron Edi Ramën për shpifje? (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com