Hoxha për 119 kg kokainë: Hileja në port, sinjali i skanerit dhe “hijet” e dëshmive (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoxha për 119 kg kokainë: Hileja në port, sinjali i skanerit dhe “hijet” e dëshmive (Film)

15:35 | 05/01/2022
në Kryesore
0

Skaneri në portin e Durrësit i kontejnerit me banana të kompanisë  Zico Sh A ku u gjetën 119 kg kokainë ka treguar se ngarkesa kishte mungesa. Nga studioja e “Abc Live” gazetari Artan Hoxha ka treguar “hiletë” që bëhen në këto raste, duke theksuar se jo të gjithë kontejnerët kalojë në skaner për shkak të fluksit. Mirëpo në këtë rast kontejneri ka kaluar në skaner, por kishte mungesa, që do të thotë se është ndërhyrë.

“Skaneri në vetvete s’kanon çfarë i sjellin jo çdo gjë, jo çdo kontejner kalon në skaner sepse ka fluks. Ti në 5, 7, 9 kontejnerë zgjedh 2. Në 28 ka kaluar në skaner dhe në skaner ka dalë i pastër por në skaner ka dalë se kishte mungese. Në 28 ka kaluar në skaner në 29 është bërë transporti nga porti në Vaqarr. Çuditërisht në orët e mbrëmjes i kanë dalë persona të armatosur kanë kontrolluar në kontejner”.

Për shkak të sasisë së madhe të bananeve në kontejner sipas gazetarit ka qenë e pamundur të kontrollohej e gjithë ngarkesë nga 4 personat e maskuar  që i prenë rrugën shoferit, në kthim drejt kryeqytetit, në vendin e quajtur Romanat. Pavarësisht se shoferi në dëshminë e tij dha një version që tregonte se “maskat” kanë ndërhyrë në kontejner duke lëvizur arkat, në zonë nuk ka kamera për ta vërtetuar një gjë të tillë.

Read more

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

“Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

“Kontejneri kishte 20 ton banane. Ata s’kanë mundësi fizike të kontrollojnë këtë ngarkesë. QË të jetë e besueshme dëshmia e shoferit duhet të ketë ca gjëra shtesë. Te vendi ku është ndaluar ka shenja xhirimi gomash e ka ndaluar, por s’ka kamera”.

Dyshuese është edhe mënyra se si u denoncua rasti në polici nga vetë pronari, me vonesë. Autoritetet sipas Hoxhës kanë gjetur çfarë është lënë, duke nënkupotuar se ka pasur sasi më të mëdha kokaine se 119 kg e kapur.

“Kur ka ardhur në Tiranë s’ka bërë denoncim të nesërmen është njoftuar menaxheri i cili më pak ka njoftuar pronarin. Në 30 pronari i kompanisë nga SHBA njofton drejtorin e policisë. Deri këtu autoritetet s’kanë ditur asgjë. Autoritetet tona s’kanë patur dijeni deri kur janë marrë në telefon kjo është e provuar. Gjetën çfarë u lanë. Ose s’i morën dot ata të Romanatit ose i lanë aty. 99.9% të rasteve shoferët s’dinë asgjë, sepse nëse e lajmëron s’ka shofer që të hipën në atë kamion”.

Artan Hoxha tha se tilla raste të ngjashme ka pasur edhe më parë, kur “pronarët” e kokainës kanë bërë vetë denoncimi në polici për të fshehur “gjurmët”.

“Në rastin konkret, kokaina është brenda arkave dhe është vendosur që kur është bërë ngarkesa e bananeve dhe këtë akses se ka njeri tjetër. Në rastin konkret kjo kompani ka përfaqësuesin e vetë dhe ai e merr që nga ferma ku vilet bananja dhe futet në kontejner. Këtë radhë kokaina ka qenë në banane. Në korrik Alba Exotic ju gjet në trup kokaina, në frigorifer dhe futet kur është bërë kontrolli në Ekuador dhe kur rri në pritje për në anije. Ka pasur dhe raste të tjera që denoncimi është bërë nga pronari dhe prokuroria i ka futur në burg, bashkë me pronarin. Kjo alibi është shumë e pabesueshme. Kontejneri edhe me domate po të ishte sigurisht që ai fermeri në Lushnje do ta njoftojë policinë se i kanë vjedhur 100 arka, në rastin konkret të dalin njerëz ja fut gjumit, të nesërmen njofton administratorin, pronarin e më pas policinë, ka diçka që nuk shkon. Jo ngjarje është përsëritur dhe në 2016 në Patos. Këto raste tregojnë se ku çalon sistemi jonë. Policia është çuditur edhe kur ka gjetur 119 kg”.

Etiketa: 119 kg kokainëgazetari Artan HoxhaSkaneri në portin e Durrësit

Të Lidhura

U bënë vetë zot vetë shkop –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

nga 27
11:35 | 24/02/2026
0

Nga Adelheid Wölfl, DER STANDARD   Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa...

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

nga 27
11:31 | 24/02/2026
0

Deputeti demokrat, Klevis Balliu akuzon qeverinë se po mbron Belinda Ballukun për të fshehur aferat korruptive, ndërsa qytetarët përballen me...

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

nga 27
11:15 | 24/02/2026
0

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marë masa disiplinore ndaj ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës. Për shkak...

‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’ –

“Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

nga 27
10:51 | 24/02/2026
0

Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në...

Para
“Propagandë për të trembur njerëzit”/ Murrizi: 600 të dënuar u nxorën që të mos infektoheshin

Nisin hetimet për Myslim Murrizi, fshehu 60 mijë euro, kur ishte deputet

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U bënë vetë zot vetë shkop –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

11:35 | 24/02/2026
Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

11:31 | 24/02/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

11:15 | 24/02/2026
‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’ –

“Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

10:51 | 24/02/2026
Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

10:17 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –
  • Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –
  • Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –
  • “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –
  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –
  • Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com