Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin –

17:00 | 11/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ja çfarë mund të ndodhë nesër –

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen –

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë –

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

Hotel me pishinë, mes ullinjve dhe detit! Ky është një projekt ëndrrrash turistike me fermë dhe punishte vaji që kushton afro 4.6 miliardë lekë. Projekti parashikohet në vendin më joshës të bregdetit të Divjakës.

E ndërsa po kalonte pa zhurmë kjo aferë e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) Dritan Agolli, tenderi është pezulluar.

Njëra nga kompanitë pjesëmarrëse ka denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) mënyrën e vlerësimit me pikë nga komisioni i tenderit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Divjakë: “Ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve, Divjakë”.

Këtu luhet loja për shumë lekë. Por më e rëndësishmja është ideja gjeniale për korrupsion. Merren paratë për fermë dhe ngrihet hotel me pishinë buzë detit. Jo vetëm hoteli, por edhe 40 hektarë tokë rreth e rrotull.

Për këtë projekt është parashikuar Fondi Limit 458,2 miliardë lekë pa TVSH. I do hoteli këto lekë! Për të justifikuar qëllimin ngrihet edhe një punishte vaji ulliri aty pranë. Por fondi nuk justifikohet, se punishtja e vajit, edhe më e sofistikuara të jetë, nuk kushton më shumë se 300 mijë euro. Po lekët e tjera? Me sa studiuam dokumentet dhe preventivin, hoteli do të hajë më tepër lekë.

Tenderi i hapur më 9 tetor dhe i mbajtur më 27 tetor 2025 është i mbushur me veprime korruptive që përdoren rëndomë për eliminimin e konkurrencës. Nga 21 kompani pjesëmarrëse, 10 janë skualifikuar menjëherë.

Kjo procedurë është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania. Në formularin e shpalljes së fituesit më 6 nëntor 2025, menjëherë të bie në sy oferta e vëllezërve Bitri, më e lartë se të gjitha.

Bashkimi i operatorëve ALMO KONSTRUKSION shpk 51 % & INA shpk 49 %, ka bërë ofertën me vlerë 346,7 mililiardë lekë pa tvsh.

Partneri i Bitrit në këtë tender është Ferdinand Caushi, një tjetër “peshkaqen” i fondeve publike.

Por vini re se sa shumë oferta më të ulëta ka skualifikuar komisioni i FSHZH:

Lojës me pikët. që bën Dritan Agolli për vlerësimin e ofertave nëpër tendera, i ka dalë boja më kohë. Janë me qindra vendime të KPP dhe disa raporte të KLSH që kanë vërtetuar se fituesit e shpallur nga FSHZH nuk përmbushin kriteret.

Ky është vendimi i parë i datës 3 shkurt 2026, ku KPP ka pranuar ankesën e kompanisë “ZDRAVA” shpk dhe ka urdhëruar të bëhet rivlerësimi i pikëve që i ishin dhënë padrejtësisht kompanisë ALMO Konstruksion. Megjithëse, KPP më 19 shkurt 2026 ka vendosur ta lejojë Agollin që të vazhdojë me shpalljen e fituesit të tenderit, drejtori ka dredhuar.

Agolli me një arrogancë të hapur vendos të shkelë ligjin duke e anuluar tenderin. Ky veprim i paligjshëm në mes të garës synon ta bëjë nul vendimin e KPP, që kërkonte rivlerësimin e ofertës së kompanisë fituese.

Sidoqoftë kompania “ZDRAVA” shpk nuk pranon të nënshtrohet dhe ka bërë ankesë të re, duke denoncuar tek komisioni i Dritan Agollit.

Në dokumentin e dorëzuar në KPP, më 3 mars 2026, kërkohet shfuqizimi i vendimit të marrë nga autoriteti kontraktor.

“FShZH e anulon procedurën pa prova”, shkruan kompania në denoncimin e saj. Në aktin e anulimit, Agolli shprehet se ka ndryshuar aftësia paguese, sepse Bashkia Divjakë nuk ka lekë të paguajë shpronësimet. Por kompania këmbëgul se një gjë e tillë duhet provuar. “Kjo duhet të jetë e dokumentuar me akte financiare, buxhetore dhe të Thesarit. FShZH nuk ka provuar asnjë nga këto elemente. Ka përdorur vetëm formulimin e ligjit, pa fakte, pa data, pa dokumente, pa tregues financiarë!”, argumenton kompania ankuese.

Kjo sjellje, në thelb, është e qartë: “po, e zbatoj vendimin e KPP-së… kur të mos më pëlqejë rezultati, pastaj e anuloj garën”. Ky është veprim arbitrar që buron vetëm nga pazaret e tenderit.

Veprimi nuk është i rastësishëm. Nga verifikimet tona del se Alfons Bitri është klient i favorizuar i Dritan Agollit edhe në tendera të tjerë.

A po përdoret kompania “Almo Konstruksion” shpk për të mbyllur llogaritë e korrupsionit të drejtorit Agolli? Këtë do ta shohim më poshtë.

Me “Flamur të kuq” korrupsioni është përfituar nga vëllezërit Britri edhe tenderi me objekt “Transformimi urban në hapësira publike kryesore, Rajoni 4: Rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë”. Më 5 nëntor 2025, Dritan Agolli e ka shpalur fituese ALMO-n pasi emiminoi konkurrentët.

Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë që hidhen në një rrugë që është asfaltuar me dhjetëra herë dhe është në gjendje të shkëlqyer. Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2025-2027.

Fondi Limit i caktuar për projektin është 270 milionë lekë (të reja) pa TVSH, ndërsa oferta fituese që i përket kompanisë “ALMO Konstruksion” shpk e ka vlerën 192 milionë lekë pa TVSH. Procedura është mbajtur me shpejtësi të rrufeshme: Më 14 tetor 2025 është shpallur prokurimi, më 30 tetor është mbajtur tenderi dhe më 5 nëntor është shpallur fituesi, që janë vëllezerit Bitri. Për 9 muaj, kompania e tyre do hedhë asfalt në rrugën e Butrintit!

Po si mundet të justifikohet që brenda dy ditëve të njëjtës kompani i jepen tendera me vlera kaq të larta? Me sa duket vëllezërit Bitri kanë hyrë në rrethin e ngushtë të besuar të “Rilindjes”.

“Almo Konstruksion” shpk është në listën e kompanive të favorizuara në tendera edhe nga Evis Berberi, ish-drejtori i ARRSH që është në burg për korrupsion

Tender që ilustron marrëdhënien me ish-drejtorin është ai me objekt “Rikonstruksion rruge Unaza Lumalas – Melçan – Porodinë, Bashkia Korçë”, në vitin 2020. Plot 450 milionë lekë mori kompania fituese “Almo Konstruksion”.

Ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se në specifikimet e tenderit thuhet se gjatësia e kësaj rruge është vetëm 3.6 km. Pra, u hodhën 100 milionë lekë për 1 km rrugë fshati.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u dha 1.3 miliardë lekë vëllezërve Bitri para se të futej në burg. Bëhet fjalë për tenderin “Rikualifikim urban i zonës mbrapa pallateve të vjetra Rr. e Balshajve”, me fond limit 136. 5 milionë lekë të reja pa TVSH. Banorët thonë se firma akoma nuk ka mbaruar punimet.

Më herët, në vitin 2022, Erion Veliaj u dha vëllezërve Bitri tenderin me objekt “Rikonstruksion i rrugës Xhorxh W. Bush dhe rehabilitimi i fasadave” me fond 1 miliardë lekë. Tenderi u shënua me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.

Kujtojmë se drejtori i FSHZh, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Zyrtari është paraqitur në SPAK, ku është pyetur për tenderin me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për hartimin e një menuje restorantesh.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Nga ky fakt evidentohet një problem i madh: Zyrtarë që janë nën hetim nga SPAK për korrupsion, vazhdojnë firmosin tendera miliarda lekë!

gijotina.com/

Të Lidhura

Ja çfarë mund të ndodhë nesër –

Ja çfarë mund të ndodhë nesër –

nga 27
18:06 | 11/03/2026
0

Sipas njoftimit protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe në ndërtesat qeveritare, ndërsa do të ketë bllokime rrugësh dhe...

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen –

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen –

nga 27
17:28 | 11/03/2026
0

Policia e Tiranës ka njoftuar akset që do të bllokohen ditën e nesërme gjatë kohës që Partia Demokratike do të...

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë –

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë –

nga 27
17:18 | 11/03/2026
0

Qeveria do të miratojë së shpejti aktet nënligjore sa i takon ligjit për bastet sportive në vend. Deklaratën e bëri...

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

nga 27
15:28 | 11/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me vendimin e zbardhur ditën e sotme nga Gjykata...

Para
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë –

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë mund të ndodhë nesër –

Ja çfarë mund të ndodhë nesër –

18:06 | 11/03/2026
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen –

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen –

17:28 | 11/03/2026
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë –

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë –

17:18 | 11/03/2026
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin –

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin –

17:00 | 11/03/2026
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

15:28 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja çfarë mund të ndodhë nesër –
  • Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen –
  • Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë –
  • Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin –
  • U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –
  • Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja çfarë mund të ndodhë nesër –
  • Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com