Elsa, është vajza që ka zgjedhur të marrë pjesë ditën e sotme në rubrikën e emisionit “Ka Një Mesazh Për Ty” për të treguar dhe ndarë me publikun historinë e saj. Ajo fillimisht ka nisur të rrëfejë katër ditët më të vështira të jetës së saj, teksa në shtëpi kishte lënë një letër për prindërit ku shkruhej një mesazh rrëqethës.
Gjatë historisë ajo tregon se në pesë vitet e fundit, familja e Elsës ka pësuar tre humbje të mëdha sepse vëllezërit e saj kanë ndërruar jetë. Kjo është arsyeja pse ajo ka thirrur nënën e saj, Bajamen në emisionin “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare”.
Lidhur me situatën që ka kaluar familja e saj, Elsa tregon se nuk ka pasur asnjë arsye të lumtur për të ardhur nga Greqia në Shqipëri sepse çdo herë ka qenë një fatkeqësi. Por tre vite pa e parë nënën si edhe ngjarjet e forta i kanë shkaktuar dëshirën e fortë për t’i dhuruar asaj sadopak buzëqeshje.
Më mesazhin e dhënë në studio, Elsa i drejtohet mamasë së saj duke i thënë se ka tre vite pa e parë mamanë e saj dhe i mungon shumë, pasi nuk ka pasur arsye pozitive për të ardhur në shtëpi.
“Mami, kam 3 vjet pa të parë dhe sa herë që mblidheshim si familje, mblidheshim vetëm për hidhërime, ti e di këtë. Hidhërimi i parë ishte i babit, pastaj i Timit tonë të shtrenjtë, pastaj i Benit, me Ardin nuk erdha dot, s’pata mundësi. U mundova të të dërgoj një mesazh që të të gëzoj dhe të ëmbëlsoj pak zemrën tënde. Dhe më mungon se kam 3 vjet pa të parë.”
Nga ana tjetër, mamaja e saj ka thënë se bëhet më e fortë kur i japin kurajë dhe tani vetëm do të buzëqesh.
“Ajo i ndez zemrën e nënës më shumë. Sa e fik, unë lotoj. Unë bëhem më e fortë kur ju më jepni kurajë. Kemi ardhur të lumturohemi, janë vetëm lot gëzimi.”