Hiqni imunitetin, jeni kthyer në mburojë të korrupsionit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hiqni imunitetin, jeni kthyer në mburojë të korrupsionit –

10:41 | 19/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Kuvendi ka nisur me debate për çështjen e Belinda Ballukut.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkoi që t’i hiqet imuniteti Ballukut, duke akuzuar mazhorancën se është kthyer në mburojë të saj dhe se kanë penguar SPAK.

Ai u shpreh se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë pengesë që diçka e tillë të ndodhë, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se janë bërë pengesë për hetime në lidhje me korrupsionin.

“Zoti kryetar i kuvendit, kuvendi i Shqipërisë në axhendën e tij duhet të ketë vetëm një pikë që ju keni dy muaj që e mbani zvarrë e tërhiqni zvarrë, duke e kthyer kuvendin e Shqipërisë institucionin e vetëm në botë që bëhet bunker ndaj zyrtarëve të korruptuar. Dhe kjo çështje është futja me urgjencë në rend dite e kërkesës së prokurorisë për të hequr imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

E justifikuat shtyrjen fillimisht me kohën që kërkoi avokati mbrojtës tre javë për të mbrojtur korrupsionin e Belinda Ballukut. Na thatë, pasi skadoi tre javët e kërkuara, që do të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për dy muaj i mbushët kokën shqiptarëve që një zëvendëskryeministër apo ministër nuk mund të pezullohet se gëzon imunitetin e deputetit. Morëm përgjigje nga Gjykata Kushtetuese që pezullimi nga detyra, 8 me 0 madje, nuk hyn fare në çështjen e imunitetit as të deputetëve, as të ministrave. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nxorrët një tjetër justifikim, do presim të zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Dhe për dy muaj jeni bërë pengesë për hetimin e korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë. Prandaj dhe nuk duhet të bëhemi hipokritë zoti kryetar. Miratojmë kalendare e program pune ku ky kuvend ka dështuar për dy muaj të përmbushë një funksion kushtetues në interes të qytetarëve, siç është pranimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Prandaj dhe deri në atë moment, ky kuvend nuk mund as të funksionojë normalisht, as të bëjë sikur ajo çështje nuk ndodhet këtu, dhe as të na njoftoni që përmes një ligji keni vendosur t’i jepni mbrojtje politike kryeministrit dhe ministrave nga veprimet hetimore të prokurorisë së posaçme.

Jeni i vetmi vend në botë që miratoni një ligj për të mbrojtur veten. Dhe është në turpin e këtij kuvendi, por dhe të kolegëve të mi të mazhorancës, një pjesë prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me korrupsionin dhe nuk duhet të pranojnë kurrë që të shndërrojnë këtë sallë në mburojë për të korruptuarit. Prandaj zoti kryetar, në kalendar do të duhet të fusni me urgjencë heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, t’i hapni rrugë hetimeve të prokurorisë, t’i hapni rrugë çdo mase që kërkon prokuroria ndaj cilitdo që të shkojë dhe të përballet si i barabartë përpara ligjit për çdo akuzë që ngrihet nga Prokuroria e Posaçme”, u shpreh Bardhi.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi replikoi me Gazmend Bardhin, pasi ky i fundit kërkoi shqyrtimin e menjëhershëm të kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK.

Peleshi në seancën e sotme plenare pretendoi se Këshilli i Mandateve nuk ka shkelur asnjë nen dhe se është brenda afatit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kryetari i Kuvendi i bën rregullores, se në fakt nuk ka nevojë shumë për zgjuarsi se është e qartë. N e kemi një afat për rregulloren. Veprimtaria e Këshillit të mandateve nuk ka shkelur asnjë nen dhe afat, jemi brenda të afatit.

Për pak ditë, të hënën, do të zhvillomë mbledhjen pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Këshilli nuk është organ vendimmarrës por këshillimor. Kryetari i Këshillit të Mandateve është i detyruar të respektojë opinionet të gjithë palëve. Misioni im është ta mbaj në normalitet kuvendin”, u shpreh ai.

 

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Hiqni imunitetin, jeni kthyer në mburojë të korrupsionit –

Hiqni imunitetin, jeni kthyer në mburojë të korrupsionit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com