Hetimi ndaj Berishës, 72 orë përplasje e ndryshime avokatësh. “Loja” pritet të zhvendoset në… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi ndaj Berishës, 72 orë përplasje e ndryshime avokatësh. “Loja” pritet të zhvendoset në… –

18:52 | 26/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Plot 72 orë i janë dashur GJKKO-së për të rivlerësuar masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” për ish-Kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të një hetimi që po kryen SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Seanca që nisnin paradite, ndërpriteshin, vijonin në drekë, shtyheshin për pasdite, ndryshime avokatësh, dhe paraqitje kërkesash për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo është panorama e asaj që ndodhi prej të martës deri pasditen e sotme, një “luftë” procedurash mes ish-Kryeministrit Berisha dhe dy avokatëve të tij, Sokol Mëngjezi dhe Genc Gjokutaj, me dy prokurorët e SPAK, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja, si dhe gjyqtares Gjoka.

Ish-Kryeministri nuk është paraqitur në asnjë nga seancat e rivlerësimit të masës së sigurisë, ndërsa nuk ka munguar në asnjë moment në daljet publike, pothuajse në të njëjtat orare me ato që GJKKO njoftonte zhvillimin e seancave.

Berisha akuzoi SPAK dhe më pas GJKKO se kanë shkelur Kushtetutën me caktimin e masës së sigurisë që i ndalonte daljen jashtë vendit, duke vënë theksin te mungesa e autorizimit nga Kuvendi. Për Berishën masa e caktuar ishte një kufizim i lirive të tij si deputet, çka duhej që Kuvendi të shprehej me autorizim.

Në anën tjetër SPAK ka insistuar se procedura e ndjekur ishte e rregullt, gjyqtarja Gjoka, kishte firmosur paraprakisht masat, sikundër kishte firmosur që Jamarbër malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit të qëndronte në qeli me masën “arrest me burg”, ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi, të kishte detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes nga vendi, pa një autorizim gjykate.

Ndoshta seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Berishës mund të konsiderohet si më e gjata përsa i takon procesit, që nisi të martën dhe përfundoi pasditen e së enjtes, në historinë e GJKKO, por edhe Gjykatave shqiptare në tërësi.

Pasi dy avokatët e Berishës braktisën seancën e së mërkurës me argumentet se kërkesat e tyre nuk ishin pranuar nga GJKKO, ku njëra kishte të bënte me dërgimin e çështjes në Kushtetuese, për interpretim, Gjykata caktoi një avokat mbrojtës kryesisht. Ai ishte Artan Simoni, i cili pati statusin e avokatit të Berishës, vetëm për disa orë, pasi u zëvendësua nga dy avokate të tjera.

Por çuditë nuk kishin të sosur, pasi dy avokatet që deri në orën 15:00 konsideroheshin si mbrojtëset e ish-Kryeministrit të caktuara nga GJKKO, u zëvendësuan nga një tjetër avokate, ndërsa Gjykata arriti të ri-vlerësonte masat e sigurisë, duke lënë në fuqi, ato paraprake, sikundër caktoi dhe ditët kur ish-Kryeministri do të paraqitej para një agjenti të BKH-së për tu marrë në pyetje.

Me shumë gjasë, vendimi i GJKKO-së do të apelohet dhe ndoshta do të shohim të tjera zhvillime, por bazuar në vendimin e dhënë pasditen e së enjtes, Berishës do ti duhet që të hënën e parë dhe të tretë të çdop muaji të paraqitet në orën 10:00 para strukturës së BKH-së.

Kjo panoramë ishte përsa i takon asaj që ndodhi në GJKKO, pasi historia nis pasditen e së shtunës, kur u njoftua arrestimi i Jamarbër Malltezit në mjediset e aeroportit “Nënë Tereza” dhe më pas me masat e tjera të sigurisë ndaj Berishës dhe ndërtuesit Bektashi.

Të shtunën në mbrëmje, dy oficerë të Policisë së Shtetit, shkuan në selinë e PD-së, dhe kërkuan takimin me ish-kryeministrin, me synim ti dorëzonin vendimin e GJKKO ku shkruheshin masat e sigurisë. Pas një ore pritje, dy oficerët e policisë, nuk arritën të kontaktonin Berishën, i cili i ka qëndruar skenarit se nuk njeh asnjë vendim që bie ndesh me Kushtetutën.

Dy ditë më pas, tre oficerë të Policisë shkuan në banesën e ish-Kryeministrit, ndërsa në selinë e PD-së kishte mbërritur një zarf, që brenda tij kishte vendimin paraprak. Sërisht, Berisha deklaronte se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar dhe se do të ndiqte hapat ligjorë deri në fund. Në anën tjetër avokatët e tij, Gjokutaj e Mëngjezi, deklaronin se procesi duhej të futej në procedura normale, ndërsa akuzonin SPAK dhe GJKKO se kishin shkelur Kushtetutën.

Beteja vijonte nga selia e PD-së, te sallat e GJKKO-së, në studio e televizioneve, në reagime publike, duke krijuar kështu panoramën e një pjese të parë ndeshjeje, ku SPAK arriti të vlerësojë si të drejtë masat e sigurisë, por edhe të detyrojë Berishën të paraqitet para BKH-së. Ndoshta pas disa ditësh pushim, mund të nisë pjesa e dytë e lojës, ku topin do e hedhë ish-Kryeministri dhe avokatët e tij, ndoshta duke apeluar vendimin, ndërsa në SPAK është depozituar një kallëzim penal ndaj gjytares Irena Gjoka për “shpërdorim detyre”.

Read more

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Të Lidhura

nga 27
19:02 | 25/12/2025
0

Një studente kolegji nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2,000 dollarë për të siguruar një praktikë pune në Nju Jork...

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

nga 27
18:46 | 25/12/2025
0

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja. Një person është dëmtuar, teksa...

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

nga 27
18:34 | 25/12/2025
0

Italia u përfshi nga moti i keq ditën e Krishtlindjes, ndërsa autoritetet shpallën alarm të kuq për rrezik përmbytjesh pas...

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

nga 27
18:00 | 25/12/2025
0

Pjesëmarrja e Nicki Minaj në një organizatë konservatore amerikane duket se nuk është pritur mirë nga fansat. Sipas thashethemeve, ky...

Para
Denoncimi/ Berishën e mbrojti në GJKKO patronazhistja e Ramës –

Denoncimi/ Berishën e mbrojti në GJKKO patronazhistja e Ramës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025
Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com