Nga Klodian Tomorri- Tre miliarde e 130 milione leke te vjetra ose 2.7 milione euro ka paguar AKSHI ne 3 vitet e fundit per fushata promocionale. Sebepi eshte promovimi i sherbimeve te portalit e-albania, pra qe populli te mesoje si te perdore e-albanian. Me kete sebep, ne cdo fillim viti kercet nje kontrate 1 miliarde leke. Sepse edukimi eshte nje proces qe nuk mbaron kurre- ka thene nje mendje e ndritur.
Sipas te dhenave te thesarit parate jane shperndare per 3 kompani qe merren me PR:
Spot Communication ka marre 1.5 miliarde leke.
1Up Lab ka marre 1 miliarde leke
Ogilvy ka marre 500 e ca milione leke.
Dy te parat jane brenda nje dore. Megjithate kompanite e PR-it ne kete rast funksionojne edhe si distributore, qe pastaj nje pjese te parave e degezojne neper media. Sepse heshtja kushton. AKSHI eshte pararoja, por ka dhe institucione te tjera publike qe po bejne blerje te medias nga “dera e pasme”. Kompanite e energjise per shembull. Shkurt, ndikimi i medias permes reklamave shteterore eshte rikthyer si ne kohet e arta. Por nejse. Ka dhe nje problem tjeter me te madh se ky i reklamave.
Ky siper eshte rrethi qe po ekzekuton edhe tenderin skandaloz 10 miliarde leke te SMS-ve. Bashke me kompanine Vodafone. Te pakten, keto jane kompanite qe dhane ofertat paraprake ne funksion te percaktimit te fondit limit. Dhe pas ofertave paraprake, doli cmimi 11.5 leke per SMS.
Ai tenderi i SMS-ve ne fakt eshte nje hata e madhe publike, qe do u vjedhe njerezve te pakten 7-8 miliarde leke. APP-ja nuk nderhyn per ta bllokuar. AKEP-i ben sikur nuk shikon dhe sikur nuk kupton, qe sms-te po blihen me 11.5 leke copa, kur tregu i shet dhe ble me 1 lek. Tani e ka radhen prokuroria.