Lëndimi i Thibaut Courtois e ka detyruar Real Madridin të rihyjë në tregun e transferimeve me një profil shumë më aktiv se sa kishte pas operacionit të fundit: nënshkrimin e Arda Güler.
Opsionet e Real Madridit për të gjetur një portier zëvendësues për Thibaut Courtois nuk ndalen së rrituri me kalimin e kohës.
Edhe pse emri i David de Gea ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe në disa thashetheme e spekulime, ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Real Madrid ka disa kandidatë, duke përfshirë Keylor Navas.

Nuk është hera e parë që portieri kostarrikan shfaqet si kandidat për t’u rikthyter në Madrid, në kohën e shkurtër që ka kaluar që kur u njoftua për dëmtimin e rëndë të Thibaut Courtois, që praktikisht ka mbyllur sezonin 2023/24.
Duhet thënë se Navas, pas triumfit të trefishtë në Champions (2016, 2017, 2018), është zhdhukur disi nga futbolli elitar (me gjithë respektin për Ligue 1).
Koha e tij te PSG nuk ka sjellë kujtime të mira, veçanërisht me huazimin e tij afatshkurtër te Nottingham Forest në fund të sezonit të kaluar.
Megjithatë, ai mund të ketë një shans për t’a “rimarrë veten” duke u kthyer në Santiago Bernabéu, i njëjti vend ku dikur ishte i padiskutueshëm dhe një pjesë kyçe e një Real Madridi të papërsëritshëm.