Kryetari i KQZ-së Klement Zguri u shpreh se të dhënat e ditës së diel të publikuara nga ky institucion kanë qenë jo zyrtare po të marra me telefon nga komisionerët e PS-së dhe jo elektronikisht si zgjedhjet e shkuara.
Në një deklaratë për shtyp, Zguri tha se në rast se tabelat janë kontradiktore janë 2 tregues, ose paaftësie por dhe manipulimi.
“Të dhënat zyrtare janë në tabelat përmbledhëse. Në rast se tabelat janë kontradiktore janë 2 tregues , ose paaftësie por dhe manipulimi. Se çka ndodhur në këtë proces do të hetohet në vijim Kërkohet bashkëpunimi i subjekteve zgjedhore që KQZ të vihet në lëvizje. Saktësia e shifrave është një çështje vendimtare për cilësinë e 30 qershorit, ndaj KQZ ti trajtojë me prioritet dhe të hapë hetim administrativ”, tha Zguri.