Shtatë punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit raportohet se janë helmuar. Sipas policisë së Durrësit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur nga rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes, megjithatë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Durrësit
Informacion paraprak
Sot kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, 16 punëtore të një rrobaqepësie në afërsi të mbikalimit të Fllakës. 9 prej tyre dolën nga spitali pasi morën ndihmën e parë, ndërsa 7 shtetase ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak ishte rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.