Saimir Vishaj, kreu i Dhomës së Avokatisë së Tiranës ka thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë e kryesuar nga Maks Haxhia, duke u paraqitur në seancën gjyqësore në GJKKO.
Vishaj është shprehur se që në fillim nuk ka qenë dakord me vendimin e Dhomës Kombëtare duke thënë se kjo e fundit mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe se ai duhet përgjigjet klientëve, pasi kanë paguar për shërbimin.
“Që në momentet e para që kemi qenë në dijeni të vendimit të marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë ne nuk kemi qenë dakord, dhoma i ka të gjitha mundësitë që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ne do ti përgjigjemi interesave të klientëve tanë, të cilët kanë paguar për të marrë shërbimin, ky është një projekt pilot. Ka vend për shqetësim, mjeti më i mirë është që të kundërshtohet në Kushtetuese. Dihet që harta e re gjyqësore do të miratohet me një VKM. Unë mendoj që dhoma nuk është një dhomë private, avokatët duhet të respektojnë instancat, por nuk ke ti asnjë vendim në mënyrë të njëanshme. Ka shumë avokatë që nuk janë dakord me vendimin. Seancat nuk janë zhvilluar, aq më tepër në Gjykatën e Posaçme, ku prania e avokatëve është e detyrueshme. Nuk jemi vetëm ne palë, preken dhe interesat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, harta nuk prek vetëm interesat e avokatëve” ka deklaruar Vishaj.