Haradinaj letër ambasadorëve të huaj: Të gjitha arsyet pse vendosa taksën 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj letër ambasadorëve të huaj: Të gjitha arsyet pse vendosa taksën 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake

16:03 | 22/11/2018
në Shqiperi
0

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një  postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se u ka nisur letër ambasadorëve të akredituar dhe zyrtarëve të Zyrave Ndërlidhëse në Kosovë, me fakte dhe argumente të listuara për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e masës prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Haradinaj thotë se ky vendim është marrë në pajtim me nenin 18 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Ai thotë se vendimi është një përgjigje ndaj veprimeve të vazhdueshme destruktive të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës që kërkojnë të minojnë sovranitetin e Kosovës.

Më poshtë letra e plotë Haradinajt

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sot, u kam dërguar ambasadorëve të akredituar dhe zyrtarëve të Zyreve Ndërlidhëse në Kosovë, letër me fakte dhe argumente të listuara për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e masës prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Letra ka përmbajtjen vijuese:

KOSOVA I BËN THIRRJE KOMUNITETIT NDËRKOMBËTAR TË MBËSHTESË PËRPUTHSHMËRINË ME MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Më 21 nëntor 2018, Kosova vendosi 100% tarifë doganore për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ky vendim është marrë në pajtim me nenin 18 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Vendimi është një përgjigje ndaj veprimeve të vazhdueshme destruktive të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës që kërkojnë të minojnë sovranitetin e Kosovës.

Republika e Kosovës beson fuqimisht se dialogu i bazuar në vullnetin e mirë, respektin e ndërsjellë dhe besimin e mirë është e vetmja mënyrë për të ndërtuar besimin midis shteteve dhe popujve, duke nxitur paqen afatgjate, forcimin e stabilitetit rajonal dhe rritjen e prosperitetit.
Prandaj, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar fuqimisht për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse afatgjate të paqes me Serbinë, e cila adreson të gjitha çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare dhe kulturore.

Kosova ka zbatuar vazhdimisht dhe vendosmërisht dhe ka respektuar të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë CEFTA-n dhe SAA-në e saj – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Qeveria e Kosovës u bën thirrje përfaqësuesve të BE-së, si ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që të detyrojnë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën të përmbushin angazhimet e tyre sipas CEFTA-s dhe marrëveshjeve të tjera.

ARSYJET PËR VENDOSJEN E TARIFAVE DOGANORE

Neni 18 i CEFTA-s u lejon anëtarëve të saj të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për “mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë ose për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare ose politikave të brendshme”. Serbia, e mbështetur nga Bosnja dhe Hercegovina, vazhdimisht dhe në mënyrë aktive përpiqet të minojë sigurinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Veprimet e saj shkelin zotimet e detyrueshme ligjore dhe politike, duke përfshirë Marrëveshjen e Brukselit mbi Normalizimin e Marrëdhënieve. Këto veprime kërcënuan interesat thelbësore të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ndër më të fundit, veprime të tilla janë si më poshtë:
• Fushata e Serbisë për t’i bërë presion vendeve për të revokuar njohjen e Kosovës.
• Përpjekja e suksesshme e Serbisë për të sabotuar kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, e cila gjithashtu u mbështet nga Bosnja dhe Hercegovina.
• Sulme fizike, të injoruara nga organet serbe te zbatimit te rendit, për mjetet e transportit kosovar dhe qytetarët e Kosovës, duke përdorur territorin e shtetit të Serbisë si transit në vende të tjera të Evropës.
• Arrestime, kërcënime dhe veprime të tjera kriminale nga ana e përfaqësuesve serbë ndaj pjesëtarëve serbë etnikë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
• Shkelja e marrëveshjes për pjesëmarrjen në organizata dhe iniciativa rajonale duke u mohuar përfaqësuesve zyrtar të Kosovës (duke përfshirë anëtarët e parlamentit, ministra dhe përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës) të drejtën për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
• Federatat sportive dhe artistët kosovarë të privuar nga e drejta për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

SHKELJET E TREGTISË SË LIRË QË TANI JUSTIFIKOJNË TARIFAT DOGANORE

Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë shkelur në mënyrë të përsëritur CEFTA-n dhe nuk kanë reaguar ndaj ankesave të sjella nga Kosova. Kosova i është përmbajtur rreptësishtë kushteve të CEFTA-s. Megjithatë, veprimet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës kanë bërë të kotë krijimin e një zone të ligjshme të tregtisë së lirë. Shkeljet më të fundit përfshijnë:
• Serbia ka hedhur poshtë me dashje marrëveshjen mbi Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ndërsa refuzon të shfrytëzojë objektet kufitare të financuara nga BE, duke shkaktuar humbje prej 12 milion euro në financimin e donatorëve për Kosovën
• Serbia refuzon të respektojë marrëveshjet mbi procedurat doganore, duke përfshirë ato që lidhen me vulat doganore. Si rezultat, produktet serbe po hyjnë në Kosovë pa paguar tarifa doganore dhe TVSH, duke e privuar Kosovën nga të ardhurat dhe duke mundësuar avantazh anti-konkurrues për produktet serbe.
• Mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina – sidomos ushqimet dhe materialet e ndërtimit – marrin ndihma shtesë shtetërore të paligjshme dhe janë plasuar në mënyrë të paligjshme në Kosovë, duke çrregulluar më tej tregun e brendshëm.
• Produktet kosovare nuk kanë qasje në tregun serb dhe boshnjak ose përballen me barriera të ndryshme jo-tarifore. Për shembull, autoritetet serbe dhe boshnjake:
o Abuzojnë me procesin e certifikimit sanitar dhe fito sanitar duke marrë mostrat nga çdo kamion i prodhuesit të pijeve, në krahasim me praktikën standarde të inspektimit të 3-5 kamionëve për çdo 100.

o Nuk i njohin analizat e testimit të eksportuesve kosovarë.
o Refuzojnë dhënien e licencave për mallrat e specializuara të bëra në Kosovë, siç janë prodhimet farmaceutike.
o Refuzojnë të njohin certifikatën e origjinës të lëshuar nga autoritetet e Kosovës dhe kërkojnë një vërtetim të origjinës së mallrave që do të lëshohet nga një autoritet serb, duke shkelur ligjin e Kosovës, ligjin serb dhe atë boshnjak dhe CEFTA-n.
• Serbia imponon pengesat e transportit që bllokojnë ose vonojnë seriozisht importin e mallrave në Kosovë nga BE. Si rezultat, vëllimi i mallrave serbe të shitura në Kosovë është në mënyrë jo-proporcionale më i lartë se mallrat kosovare të shitura në Serbi, edhe kur janë përshtatur për prodhimin dhe madhësinë e tregut.
• Kamionët e Kosovës nuk lejohen të përdorin Serbinë si transit në tregun e BE.
• Në mënyrë të ngjashme, Bosnja dhe Hercegovina eksporton vëllime të konsiderueshme në Kosovë, ndërkohë që vendosin barriera ekstremë jo-tarifore për importet nga Kosova.
• Kompanitë kosovare nuk lejohen të konkurrojnë në ofertat publike në Serbi. Nga ana tjetër, ka më shumë se 100 oferta publike që kompanitë serbe kanë fituar në Kosovë.
• Serbia ka refuzuar zbatimin e marrëveshjes energjetike të vitit 2013, e cila u konfirmua në vitin 2015. Si rezultat, qeveria e Kosovës ka pësuar humbje direkte mbi 30 milionë euro në vit dhe bizneset e Kosovës kanë humbur 300 milionë euro në vit.

PËRFUNDIMI
Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj parimit të tregtisë së lirë. Megjithatë, tregtia e lirë kërkon respekt të ndërsjellë, bashkëpunim të vërtetë dhe reciprocitet. Republika e Kosovës për shumë vite ka demonstruar durim të konsiderueshëm përballë armiqësisë gjithnjë në rritje dhe provokimit. Tarifat e vendosura më 18 nëntor janë rezultati i pashmangshëm i veprimeve të tilla.

FUND

Etiketa: haradinaj

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kumbaro: T’u lexojmë fëmijëve një libër, çdo natë për një Shqipëri të emancipuar”

Kumbaro: T’u lexojmë fëmijëve një libër, çdo natë për një Shqipëri të emancipuar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com