Kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinajn, kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, nga ku kanë njoftuar se duke nisur nga e premtja Kosova do të ketë kabinetin e ri qeveritar.
Gjatë fjalës së tij Haradinaj, theksoi se sot janë përgatitur për të formuar qeverinë e re.
“Është gjendja në vend jo e mirë. Besoj që është një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të botës është zgjidhje. Kjo nuk është ashtu. Zgjidhja është këtu”, ka thënë Haradinaj.
Veseli ka falënderuar të gjithë deputetët që e votuan sot, si nga pozita, ashtu dhe nga opozita.
“Nga dita e sotme nuk ka më bllokadë institucionale. Kemi një axhendë të gjatë përpara nesh, që lidhet me jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Nuk kemi kohë për të humbur, ndaj kam proceduar të Presidenti i Kosovës propozimin për të mandatuarin tonë”, tha kryeparlamentari.