Hapet thesi në Bulqizë, Festime Mjeshtri i dhuron Mehdi Lalës 1.1 miliardë lekë para zgjedhjeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapet thesi në Bulqizë, Festime Mjeshtri i dhuron Mehdi Lalës 1.1 miliardë lekë para zgjedhjeve

19:03 | 19/05/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Mehdi Lala mjeshtri i tenderave korruptiv ia gjen derën kryetares së Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri dhe përfiton fondin 1.1 miliardë lekë për një rrugë në Gjoricë.

Kryetarja sapo e ka parë në derë Lalën ka vendosur t’ia japë tenderin, pavarësisht se ky nuk i plotëson kriteret dhe ka ofertën më shtrenjtë. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e klasifikon Open Data Albania procedurën e firmosur nga Festime Mjeshtri. Për shkeljet e kryera tenderi është shënuar me “Flamur të kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Read more

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Tenderi që po raportojmë është organizuar nga Bashkia Bulqizë me objekt kontrate ”Sistemim asfaltim i rrugës Çerenec-Viçisht, NjA, Gjoricë” me fondin limit 105 827 298,00 lekë pa TVSH.

Mjeshtri e ka njoftuar tenderin më 10 mars 2025, ndërkohë që data e fundit për dorëzimin e dokumenteve   ishte caktuar më 3 prill 2025. Pavarësisht kohës së shkurtuar për të kryer aplikimin, në këtë procedurë u paraqitën 19 operatorë pjesëmarrës. Megjithatë, komisioni i Mjeshtrit i skualifikoi kompanitë, sidomos ato me ofertë më ekonomike se sa “MELA” shpk.

Tender i paracaktuar për Mehdi Lalën

Kompania e Mehdi Lalës nuk e meritonte ta fitonte këtë tender, por komisioni ka bërë të pamundurën duke e shpallur fitues më 2 maj 2025.

Edhe sikur “MELA” shpk t’i kishte letrat në rregull nuk mund të shpallej fituese sepse kishin shfaqur interes kompani më me eksperiencë, që kanë realizuar projekte të ngjashme.

Oferta fituese e Mehdi Lalës është 74 837 616,00 lekë pa TVSH, ndërkohë që një nga ofertat e skualifikuara e propozuar nga L.T.E CONSTRUCTION , është me vlerë 67 984 721,45 lekë pa tvsh.

Që tenderi është fiktiv, vulën ia vë kompania “STERKAJ” shpk e cila është paraqitur me ofertën 0 (zero) lekë. E po Sterkaj është i brendshëm tek Rilindja dhe e di qysh më parë se për cilin është caktuar tenderi.

“MELA” i ngarkuar me thela nga Rilindja

Duke mos i paragjykuar arsyet e paraqitura nga komisioni për skualifikimin e konkurrentëve të tjerë, gijotina.com konstaton se ndaj fituesit nuk është bërë verifikimi nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e shpallura për tenderin.

Konkretisht, kompania e Mehdi Lalës nuk e ka kapacitetin e duhur teknik për të përmbushur kontratën.

Aktualisht, “MELA” Shpk akma nuk ka përfunduar kontratën me bashkinë Tiranë, të firmosur në 19 nëntor 2024 nga Erion Veliaj “Rikualifikimi i bllokut të tregu Çam” me fond limit 121 092 298,00 lekë pa TVSH. Këtë tender, Lala e fitoi duke u favorizuar nga Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, që aktualisht gjendet në burg për korrupsion. Tregu çam u rregullua në vitin 2016, por Veliaj hodhi sërish 1.2 milionë euro, tashmë në arkën e Lalës.

Ky biznesmen pa u stresuar futi në xhep këtë kontratë dhe ka 12 muaj kohë të hedhë asfalt në 3 rrugicat që listohen për rehabilitim.

“Mela” është kliente e Veliajt në tendera të shtrenjtë. Dy vjet më parë, Mehdi Lala mori nga Veliaj 1.6 miliard lekë për të riparuar 4 rrugica. Është fjala për tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugëve të Bllokut që kufizohet nga rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”, “Besim Alla”, dhe “Jorgo Panajot”.

Këto segmente ishin të rregulluara dhe asfaltuara në vitin 2018, por pa kaluar 4 vjet, bashkia i shqepi sërish për t’i dhënë këto lekë Mehdi Lalës. Sipas të dhënave zyrtare, për këtë tender kanë shfaqur interes 15 kompani. Të gjitha janë përjashtuar dhe në garë ka mbetur firma e paraqitur nga Lala, i cili ka garuar si bashkim operatorësh me dy firmat e tij ALB-Shpresa dhe “Mela”.

Kohëzgjatja e kontratës për rregullimin e tregut Çam në kryeqytet, sipas dokumenteve është 12 muaj. Kompania angazhohej të vinte në dispozicion për punimet të paktën 25 persona, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë.

Ndërkohë, pa i mbyllur punët në Tiranë, Lala hidhet në Bulqizë, ku aplikon për një kontratë tjetër ku angazhohet të vërë në dispozicion 40 punonjës, plus 37 mjete, si kamionë, rul, autobot, buldozer, fadromë, betoniere, etj. Nga verifikimet që bëmë, Mela ka mesatarisht 50 punonjës. Pra, ku do t’i çojë më parë mjetet dhe punonjësit Medi Lala, tek tregu Çam apo në Bulqizë?

Për mbështetje në tenderin e Bashkisë Bulqizë, Mehdi Lala ka marrë firmën nga Kukësi “Dina2020” me pronar Fatmir Dinën. Kjo firmë, nga verifikimi që bëmë në QKB nuk ka asnjë lloj licence të regjistruar! Po ashtu, në CV e saj nuk ka asnjë projekt ndërtimi apo kontratë publike të realizuar më parë.

Por Mela është i mbingopur me thela të tjera të përfituara njëkohësisht falë favorizimeve që i bëhen nga Rilindja.

Kështu para zgjedhjeve, më 5 shkurt 2025, nga bashkia Dibër, MELA ka marrë kontratën “Sistemim Asfaltim e rrugëve të brendshme të fshatit Grevë, Njësia Administrative Melan, Bashkia Dibër”. Vlera e tenderit është 8 333 333,00 lekë pa TVSH.

Në këtë tender, Mehdi Lala ka marrë pjesë i vetëm, duke fituar pa konkurrencë. Sipas dokumenteve të tenderit, kompania angazhohet të ketë 25 punonjës në dispozicion plus 20 makineri të ndryshme.

Gjithashtu, nga 8 nëntori 2024, kompania MELA ka qenë e zënë me projektin tjetër në bashkinë Dibër: “Rikonstruksion, sistemim dhe asfaltim i rrugës Fushë Alie deri tek Ura e Zall Dardhës (Loti 1) ME FOND LIMIT 16 666 667,00 lekë pa tvsh. Ndërsa më 10 qershor 2024, MELA mori përsipër të asfaltonte rrugët e qytetit të Peshkopisë. Tenderi “Sistemim dhe rehabilitim i rrugëve të brendshme të qytetit të Peshkopisë, Bashkia DIBËR” me fond limit 20 833 333,00 lekë, e kishte afatin për 70 ditë.

KLSH: MELA të kthejë paratë e përfituara padrejtësisht

Mehdi Lala e ka zakon që merr paratë dhe nuk kryen punën. Për këtë flasin rrugët pa cilësi që ka ndërtuar në të kaluarën. Rruga që të çon nga Ishmi në Kepin e Rodonit, pas tre viteve që u ndërtua nga “MELA” shpk u shkatërrua. Ku shkuan 150 milionë lekë? Punimet për rikonstruksionin e këtij aksi janë kryer nga bashkimi i operatorëve ALB SHPRESA dhe MELA SHPK, të dyja në pronësi të shtetasit Mehdi Lala.

Ndërkohë, kompania “MELA” është e listuar edhe nga KLSH për abuzime me kontratat publike. KLSH në një raport të vitit 2018, mbi zbatimin e masave të rekomanduara, konstaton se kjo kompani duhet të kthejë paratë e përfituara padrejtësisht nga AMA për punë të pakryera.

Raporti i KLSH i referohet procedurës së tenderit me objekt “Rikonstruksioni i godinës së Dekorit të Radio Televizionit Shqiptar, për Zyrat e AMA”. Komisioni i tenderit e ka kualifikuar kompaninë pa plotësuar kushtet e kërkuara nga dokumentet standarde.

E po nuk ka faj kryetare Mjeshtri e Bulqizës, sepse Lala qenka i zoti dhe ka futur në thes gjithë këta zyrtarë tenderash!

Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

nga 27
14:55 | 20/12/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar propozimin e Bashkisë së Durrës për ndryshimin dhe zgjerimin e projektit,...

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

nga 27
14:43 | 20/12/2025
0

Policia Rrugore e Kukësit ka njoftuar qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimashit-Morinë të shtojnë kujdes gjatë udhëtimit....

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

nga 27
14:23 | 20/12/2025
0

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i...

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

nga 27
14:15 | 20/12/2025
0

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse – falë një mekanizmi shumë të ndërlikuar legjislativ që formalisht shmang...

Para
Karçanaj fshin dokumentet për kamerat e Doganave/ Denoncimi: Tenderi u qep për vëllezërit Jorgjis të lidhur me Kinën

Karçanaj fshin dokumentet për kamerat e Doganave/ Denoncimi: Tenderi u qep për vëllezërit Jorgjis të lidhur me Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025
Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

14:07 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –
  • VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com