Hapen bankomate për serbët e Kosovës afër vendkalimeve kufitare – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapen bankomate për serbët e Kosovës afër vendkalimeve kufitare –

14:04 | 11/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi të hënën se Banka e Postës e Serbisë i ka hapur katër degë të improvizuara bankare në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Kosovë, në të cilat, sipas saj, serbët e Kosovës mund t’i tërheqin të ardhurat e tyre nga shteti serb.

Sipas një njoftimi, Banka e Postës e Serbisë i ka ngritur degët e improvizuara në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare, Jarinjë, Bërnjak, Konçulj dhe Merdarë.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ky veprim është bërë me qëllim që serbëve nga Kosova t’u lehtësohet tërheqja e pagesave nga buxheti i Serbisë, të cilat i marrin në dinarë.

Kjo vjen pasi, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi një rregullore më 1 shkurt, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme për transaksionet e pagesave në Kosovë.

Në bazë të saj, Dogana e Kosovës, dy herë gjatë muajit të kaluar, ndaloi hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Si pasojë, pjesëtarët e komunitetit serb në komunat në jug të Ibrit nuk kanë mundur t’i tërheqin të ardhurat nga buxheti i Serbisë prej mesit të muajit shkurt, ndërsa në komunat në veri të Kosovës është e mundur të tërheqin një shumë e kufizuar parash në sportelet e Bankës së Kursimeve Postare.

Zyra për Kosovën thekson se tani, klientët e Kursimores së Postës në degët e improvizuara në pjesën serbe të katër pikave kufitare me Kosovën, do të mund të kryejnë të gjitha veprimet bankare: tërheqje të pagave, pensioneve, ndihma financiare sociale dhe të ardhurave të tjera.

Ata gjithashtu mund të kryejnë pagesa në llogaritë në dinarë dhe valuta dhe transaksione të tjera bankare, sipas njoftimit.

Sipas njoftimit, çdo objekt është i pajisur me një bankomat të Kursimores së Postës, ku do të mundësohet tërheqja e mjeteve nga llogaritë e dinarit në çdo kohë.

“Në mbështetje të qytetarëve, banka dërgoi dy degë të lëvizshme me rrota që do të jenë në dispozicion në këto lokacione në përputhje me nevojat e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Shtohet se “kjo zgjidhje teknike është e karakterit të përkohshëm derisa të vendoset funksionimi normal i transaksionit të pagesës në zonat serbe në Kosovë”.
Përveç Kursimores së Postës, dinarët në Kosovë i përdorin edhe zyrat postare që punojnë në sistemin serb, si dhe përdoret edhe në tregti në zonat ku jetojnë serbët.

Bashkësia ndërkombëtare shprehu shqetësimin se vendimi i BQK-së për ndalimin e dinarit mund të ketë ndikim negativ tek serbët e Kosovës dhe se mund të rrisë tensionet etnike, prandaj ka kërkuar shtyrjen e zbatimit rregullores.

Megjithatë, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se faza kalimtare e zbatimit të rregullores së saj nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Çështja e dinarit ishte edhe temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel, i cili përfundoi pa rezultat konkret dhe i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak tha se nevojiten takime shtesë.

Për Kosovën çështja e dinarit është çështje e brendshme teknike, ndërsa Serbia ngul këmbë që kjo çështje të zgjidhet në dialogun e Brukselit./REL

Read more

Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë –

Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh… –

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës –

Të Lidhura

nga 27
15:33 | 30/03/2026
0

Një mjet përfshihet nga flakët duke u djegur totalisht në parkimin e teqesë së fshatit Kreshovë të Kolonjës. Sipas informacioneve,...

Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

nga 27
15:25 | 30/03/2026
0

Fermerët e luleshtrydheve të zonës Frakull kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë në aksin e autostradës Levan– Tepelenë....

Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh… –

nga 27
14:43 | 30/03/2026
0

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji sfidoi kryedemokratin Sali Berisha, që nëse ky i fundit është i sigurt për mbështetjen...

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës –

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës –

nga 27
14:33 | 30/03/2026
0

GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar...

Para
Emërohet drejtuesi i ri në Komisariatin e Sarandës –

Vodhën 14 kuaj në Qafë Muzinë, arrestohen katër autorët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë –

Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë –

15:33 | 30/03/2026
Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

15:25 | 30/03/2026
Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh… –

14:43 | 30/03/2026
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës –

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës –

14:33 | 30/03/2026
Qeveria miraton Amnistinë Penale/ Lirohen nga burgu 447 persona, ulet dënimi për 853 të tjerë –

U ndje keq në qeli, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burg përjetë –

14:05 | 30/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë –
  • Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë
  • Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh… –
  • Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës –
  • U ndje keq në qeli, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burg përjetë –
  • Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë –
  • Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com