Sali Lushaj, ish-truproja e ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” për arrestimin e të birit, reperit të njohur Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi.
Lushaj e quan arrestimin e djalit të tij një hakmarrje pas padisë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai thekson se ky regjim nuk do ta mposhtë atë dhe familjen e tij dhe i kërkon Stresit të mos dorëzohet.
Statusi i plotë
Përshëndetje miq! Besoi po shikoni e ndigjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gjë e sajuar. Çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë.
Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur.
Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë s’do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë s’do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua t’i them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë.
Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia por më mbështete deri në këto momente dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort.