Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako nga Jugu i Shqipërisë ka folur për situatën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin.
“Situata e Novoselës ka prevaluar pas daljes nga shtrati të Vjosës, pasi ka prurje të jashtëzakonshme nga pjesa veriore e Greqisë, por edhe Gjirokastra dhe Tepelena.
Policia ka riskuar dhe sakrifikuar duke ndërhyrë në disa raste konkrete në kohë, kjo është detyra jonë” ka deklaruar ai.