Lefter Maliqi, i cili në 14 maj garoi për Bashkinë e Kuçovës, i mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” , thotë se ekziston një audio-përgjim i kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, i ngjashëm me skandalin seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.
“Di që kjo po ndodh. Kur ndodh në qeveri ndodh në të gjitha institucionet edhe të pushtetit lokal. Edhe rasti i Kuçovës është me audio. Nuk është me figurë”, tha Maliqi për Panorama.
Ai shtoi se audio është shpërndarë në të gjitha rrjetet.
“Nuk mund të duket ndonjë habi e madhe. Fati i Ramës është çarja e opozitës dhe rrëmbimi i vulës me drejtësi. Sado lekë dhe tenderua të bënin, përballja do të ishte më dinjitoze.
Dy organizatat që unë i besoj janë Komisioni i Venecias dhe OSBE.
OSBE ishte katër herë në Kuçovë. Kam besim se do të sjellë konkluzionet më të nxira për të këto zgjedhje në gjithë historinë e Shqipërisë. Ka audio përgjim në zyrë si Safet Gjici. Por nuk e ka me figurë. E di gjithë Kuçova këtë histori.
Ka kohë që bëhet jo vetëm një muaj para zgjedhjeve. Këta tallen me taksat e qyterarëve. Kuçova është bashki e madhe por janë tallur”, deklaroi ai.