Kreu i Kadastrës, Artan Lame në konferencën e anti-korrupsionit ka vlerësuar rënien e korrupsionit në institucionin që ai i drejton. Sipas Artan Lames korrupsioni në Kadastër ka rënë pasi punëtorët i kanë kërkuar rritje rroge.
“Ajo që i vë kapakun është se në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurt e uljes së korrupsionit.
Në qoftë se për doganierët dhe punonjësit e Hipotekës dikur thuhej ‘po pse, ka edhe rrogë’, fakti që tani po më bëjnë presion për rritje rroge, tregon që është ulur shumë indeksi i korrupsionit”, u shpreh Lame.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...







