Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e policisë të FNSH me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier.
Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.