Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj Sali Berishës në protestën e sotme.
Në një reagim, Nikolla shprehet:
“Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”.