Gruri mbetet stok! Çmimi 50% më i lirë shkakton humbje tek fermerët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruri mbetet stok! Çmimi 50% më i lirë shkakton humbje tek fermerët –

08:37 | 11/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në temperaturat përvëluese të fshatit Plug të Lushnjës, gruri tashmë i tharë, gati për të dalë në treg, ka mbetur stok në fushë të hapur.

Fermerët thonë se nëse bie shi vetëm një ditë, i gjithë prodhimi i tyre shkon dëm. Ata pohojnë se këtë vit kanë rritur kultivimin e grurit, por çmimi ka rënë me 50% dhe tashmë janë me humbje, jo me fitim, pasi prodhimi ka mbetur i pashitur.

Met Salliu, nga fshati Plug i Lushnjës, tha për “Monitor” se sapo ka përfunduar procesi i korrjes dhe shirjes së grurit dhe nga 100 ha me të mbjella ka përfituar 500 tonë grurë. Salliu ngre shqetësimin se çmimi i shitjes është gati 50% nën kosto dhe të gjithë prodhimin e ka të hapur në arë të pashitur.

“Kam marrë një vlerë maksimale për një ha rreth 50 tonë grurë, sot çmimi i grurit në treg tek grumbulluesit është rreth 27-28 lekë për kg, njëkohësisht as nuk tërheq. Të gjithë grurin e kam stok këtu në fushë, nga 500 tonë nuk kam shitur asnjë kg”.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja, të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha, për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë.

Z. Salliu pohon se, për shkak të nxitjes nga qeveria si dhe çmimit të lartë të grurit vitin e kaluar, fermerët rritën të korrat këtë vit.

“Kemi kultivuar rreth 100 ha tokë grurë, kemi marrë fara italiane, kemi mbjellë çdo vit, por këtë vit kemi mbjellë më shumë për shkak të nxitjes që na bëri shteti, duke na premtuar subvencione, lehtësim e shumë gjëra të tjera. Edhe prodhimet e marra nuk ishin shumë, për shkak të ndikimit të motit.”

Përgjysmimi i çmimit do t’i sjellë fermerit rreth 40 mijë euro dëme.

“Jam nën kosto të prodhimit sepse kam shpenzuar rreth 180 mijë euro dhe me vlerën e tregut 27-28 lekë gruri që kam prodhuar shkon në 140 mijë euro. Unë humbas 40 mijë euro. Jam një fermer i dalluar që kam marrë 50 tonë për ha, ndërsa fermerët e tjerë vetëm rreth 30 tonë për ha. Siç e shihni malli ka ngelur pa shitur ”.

Salliu tregon se mbështetja me subvencione dhe naftë falas është vetëm 5% e kostos së investuar prej tij në vlerën e 300 mijë lekëve.

“Kam përfituar subvencionone për 10 ha tokë, me vlerë 300 mijë lekë dhe 906 litra naftë. Jam në pritje të një fature tjetër për të parë nëse e kam marrë apo jo. Kaq kam marrë nga shteti për këtë vit.”

Me zhgënjimin që pësoi, fermeri na thotë se vitin tjetër do ta braktisë bujqësinë dhe do të largohet jashtë vendit.

“Plani jonë për vitin tjetër është ti mbledh veglat dhe të largohemi jashtë. Nëse nuk do i shes veglat do i marrë me vete dhe do punoj andej sepse të paktën jashtë është e garantuar shitja. Për prodhimin nuk ma ka shteti fajin as edhe grumbulluesi. Nëse unë nuk prodhoj nuk ka faj kush.” Shprehet i zhgënjyer Salliu.

A do ta blejë qeveria grurin për rezervat e veta?!

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për hektar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Por kur e gjithë kjo mbështetje rrezikohej të kthehej në bumerang, pasi çmimi i grurit në bursat e huaja filloi uljen e çmimit nën koston e prodhimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një takim të zhvilluar me kompanitë e blojës, u kërkoi atyre që të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojës së miellit dhe prodhimit të bukës.

“Kemi rënë dakord së bashku që, prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, pohoi më herët ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Tashmë kur sasia e grurit vendas të grumbulluar nga kompanitë e blojës është shumë e ulët, Ministria e Bujqësisë shikon si zgjidhje të shpejtë të situatës për fermerët shqiptarë rritjen e çmimit të grurit në bursat e huaja, për shkak të rrezikut të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e Detit të Zi.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Programeve të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tarelli, tha për “Monitor” se institucionet shtetërore janë duke monitoruar çdo ditë situatën për ecurinë e çmimeve të grurit në tregun vendas dhe veçanërisht në bursat e huaja.

Në lidhje me masat për grumbullimin e grurit nga institucionet shtetërore, ose blerjen e tij nga fermerët për rezervat e shtetit, deri në stabilizimin e tregjeve, të cilat zbatohen edhe nga Maqedonia e Veriut, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Rural pohoi se kushtëzohen nga pamundësia financiare.

“Gruri nuk është një kulturë me avantazh konkurrues, sepse kushtëzohet nga ekonomia e shkallës. Gjithashtu, shumë fermerë në vend janë të detyruar të mbjellin grurë të kushtëzuar nga tipologjia e tokës për zona të caktuara, pasi nuk mund të mbjellësh kulturë tjetër bujqësore. Pjesa tjetër e mbjellin për vetëkonsum, si dhe për ushqim për kafshët.

Masa e posaçme subvencionuese erdhi pas sulmit rus ndaj Ukrainës e cila shkaktoi rritje të menjëhershme të çmimit të drithërave, por edhe mungesë të produktit.

Përballë kësaj situate, ne ndoqëm politikat subvencionuese që i zbatuan edhe shumë shtete të tjera, që të nxisnim prodhimin te fermerët, të cilët u prekën nga kostot e larta, por edhe të ruanim pavarësinë ushqimore”. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë, me një fond prej 5 milionë USD. Ndërsa u shtuan rreth 2,500 ha me të mbjella më shumë se viti 2022. Për këtë vit, totali i të mbjellave me grurë arriti në 57,500 hektarë./ Monitor

Read more

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

Të pranohen mendimet ndryshe –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Të Lidhura

nga 27
23:07 | 27/03/2026
0

Humbja përballë Polonisë i ka dhënë fund ëndrrës së Botërorit për Shqipërinë e cila tashmë duhet të mendojë për Europianin...

Të pranohen mendimet ndryshe –

Të pranohen mendimet ndryshe –

nga 27
22:44 | 27/03/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar, Asllan Dogjani ishte sot i ftuar në “Kjo Javë” në...

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

nga 27
22:26 | 27/03/2026
0

Mbrëmjen e së premtes, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësia Administrative...

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

nga 27
22:08 | 27/03/2026
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Manchester, ku një shtetas shqiptar është përballur me një situatë dramatike pasi policia...

Para

Gol! Futbollisti ja dedikon tifozit që u vra në përleshjet me kroatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

23:07 | 27/03/2026
Të pranohen mendimet ndryshe –

Të pranohen mendimet ndryshe –

22:44 | 27/03/2026
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

22:26 | 27/03/2026
Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

22:08 | 27/03/2026
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –

21:42 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –
  • Të pranohen mendimet ndryshe –
  • Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –
  • Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –
  • Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –
  • Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –
  • Të pranohen mendimet ndryshe –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com