Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD është marrë vendimi për paraqitjen e një kërkese për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik. Mësohet se për këtë komision është ngarkuar deputeti Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.
“Pas Komisionit për investimet strategjike, grupi vendos që do të paraqes një kërkesë për ngritjen e një komisioni te posaçme parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik. Për këtë ngarkohen deputet Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese” – thuhet në vendimin e grupit parlamentar të PD-së.