Një grup që i përket Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), e cila është e ndaluar në Turqi, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Ankara më 13 mars, ku u vranë 37 vetë.
“Në mbrëmje të 13 marsit është kryer një sulm vetëvrasës në rrugët e kryeqytetit të republikës fashiste turke. Ne e marrim përgjegjësinë për sulm”, thuhet në deklaratën e Skifterëve të Lirë të Kurdistanit (TAK) të publikuar sot në faqen e tyre në internet.
Ky grup tha se sulmi ishte përgjigje ndaj operacionit të sigurisë së forcave të Turqisë në pjesën juglindore, që dominohet nga kurdët.